Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka zbuluar sot edhe përfshirjen e ish-kryetarit të PD, Lulzim Bashës, në skemat financiare kriminale zhvatëse të kryeministrit Edi Rama dhe të zyrtarëve të tij.
"Të gjitha janë në SKAP, - ironizoi Berisha, duke iu referuar institucionit të drejtësisë, SPAK, të populluar nga juristët e zgjedhur nga qeveria. - Për këtë periudhë, këtë aferë në PD e bllokoi, të themi të vërtetën, Lulzim Brava, për shkak se thuhet se aty ishin aksionerë dhe ndarje parash - fakte nuk kam - po thuhet se njëra kompani, "Victoria Invest" sponsorizonte Bashën, kurse ai tjetri ishte përfaqësues i Ramës.
Në fakt, këtu del një lojë e paimagjinueshme ku në fund vidhen 12 milionë dhe Denis Ymeri thotë "unë e bëj për 6 milionë, të tjera merrini ju"!
Të gjitha janë në SKAP. SKAP është një organizatë kriminale që falsifikon dokumente, manipulon dokumente, fsheh dokumente. Nëse merr procedimet e deritanishme...
E liruan apo ... akoma ky Bllako?! Alqi Bllako ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i të gjithë koncesioneve të djegësave. Nuk ka ligj në botë që nuk e mbante atë të paktën 25 vite për dëmin që ka bërë. Për dëmin që ka bërë. Por ai ka qenë një njeri që ka zbatuar porositë e eprorëve. Madje Lefterin e dënuan më shumë, se Lefterin e ka tërhequr më shumë Alqi se të tjerët në lakmi.
Po njeriu, në kuptimin ligjor më direkt se të gjithë të tjerët, se ai ka pasur në mbikëqyrje, në mos i ka organizuar vetë, komisionet e prokurimeve.
Ju e morët vesh që deri para dy ditësh, djegësin e Tiranës, bënte sikur e hetonte ish-oficeri i sigurimit famëzi të shtetit, Arben Kraja?! Dy familjarë, nip e mbesë në bashkinë e Tiranës, në pozicione shumë të rëndësishme dhe deklaronte se në hetim, nuk jam në konflikt interesi!!!
Si nuk je në konflikt interesi aty?! Çfarë do të thotë kjo?! Prandaj edhe hetimi u sofokua, u mbyt."