Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu, gjatë bisedës në studion e SYRI TV, në Edicionin e Pasdites me Ervin Parrucën, deklaroi se asnjë eksponent i lartë i PS-së, nuk përballet dot në debat me opozitën.
Balliu renditi një sërë emrash nga PS-ja, që janë akuzuar për korrupsion, favorizim të familjarëve e akuza të tjera.
‘Përballë opozitës, eksponentë e lartë të PS-së, nuk ekzistojnë po nxjerrin disa analistë të pavarur të qeverisë.
Çfarë do të thotë Olta Xhaçka në një debat, si mund ta justifikojë Olta Xhaçka që e bëri burrin investitor strategjik. Si të dalë në një debat, Ermonela Felaj, me një opozitar dhe ti shpjegojë atij për drejtësinë, ndërkohë që gjysma e prokurorisë së Tiranës, ka mbiemrin e vet.
Si të dalë ‘madamë dogana’, Elisa Spiropali përballë jë opozitari dhe të flasë për luftën kundër korrupsionit.
Si mund të dalë Lindita Nikolla të flasë për demokracinë, parlamentarizmin, ndërkohë që ajo e ka shkatërruar parlamentin.
Pra këta nuk kanë si të dalin përballë opozitarëve dhe në vend të tyre, tentojnë të futin disa analistë të pavarur të qeverisë’, tha Klevis Balliu gjatë intervistës në SYRI TV.