Në këmbim të dosjes së Tiranës/ Ikën Manja dhe Balluku, dhe vjen Xhafaj?

Premte, 17 November 2023 20:36

Afrimi i Fatmir Xhafës me Edi Ramën, i raportuar së fundmi dhe i denoncuar nga opozita shqiptare, duket se ka një qëllim të qartë.

 

Burime të Syrit tashmë disponojnë informacione të besueshme se Fatmir Xhafaj bredh ambasadë më ambasadë për t’i bindur se dosja e inceneratorëve tashme duhet mbyllur dhe se djegësi i Tiranës nuk ka për çfarë të hetohet, pasi Arben Ahmetaj ishte autori, sipas Xhafës.

Pas përballjes me fakte nga bashkëbiseduesit se Ahmetaj nuk ka asnjë firmë në çështjen në fjalë, Xhafaj këmbëngul dhe e konsideron të mbyllur si çështje, hetimin e inceneratorëve.

 
 

Por a janë këto episode dhe takime, e vetmja mënyrë se si Fatmir Xhafaj po investohet për të mbyllur hetimet për inceneratorin e Tiranës? Sigurisht që jo.

Rama mësohet se i ka premtuar Xhafës postin e ministrit të Drejtësisë dhe atë të zv/kryeministrit, duke ulur ambiciet e Ballukut dhe sakrifikuar Ulsiun e parëndësishëm.

Pak ditë më parë kemi bërë të qartë se Fatmir Xhafaj ka marrë përsipër të dekriminalizojë shpërdorimin e detyrës duke ndryshuar Kodin Penal, me një ndërhyrje si propozues në reformë, për të shpëtuar Edi Ramën.

Këto lëvizje të pritshme, dhe në zhvillim e sipër, i japin fund alibisë se reformën e bënë ndërkombëtarët dhe se SPAK nuk kontrollohet prej tyre.

Tani që Rama përdori politikisht SPAK-un kundër opozitës, në lojë futet Fatmir Xhafaj, një skile e vjetër ambasadash dhe lidhje e grupeve kriminale më të rrezikshme (vëllai i Geron Xhafës) për të zhbërë çdo mundësi hetimi ndaj Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Login to post comments