Kjara Adhami, ish-kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Drejtore e Drejtorisë së Administrimit të Asistencës Financiare të Bashkimit Europian, në SASPAC, që miraton projekte për OJF e mamasë së saj.
Nuk kanë të mbaruar skandalet në qeverinë socialiste.
Rasti më i freskët, për të cilin kemi të dhëna të besueshme, është ai i Kjara Adhamit, Drejtore e Drejtorisë së Asistencës Financiare të Bashkimit Europian në Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).
27-vjeçarja Kjara Adhami, në prill 2021 ka qenë kandidate për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës.
Në fushatën zgjedhore të 2021, ajo deklaronte se:
“Përmeti për mua do të thotë shumë. Prandaj unë do të bëja gjithçka për të votuar të vetmen të mirë që ka sot Shqipëria, Partinë Socialiste me Edi Ramën kryeministër. Unë dua që me eksperiencën time dhe vlerat e kultivuara të jap kontributin tim në qytetin tim të origjinës”, shprehet Adhami.
Mesa duket, kjo është merita e vetme që Kjara e Partisë u bë drejtore e rëndësishme në SASPAC.
Nuk dihet nëse vetë Kjara e ka kërkuar këtë post apo ia kanë ofruar pa asnjë lloj merite apo eksperience të meparshme.
Por një gjë është e sigurtë, që tashmë ne e kemi zbuluar.
Kjara jep miratimin për përfitimin e fondeve të BE të OJF-së “Institute for Nature Conservation in Albania (INCA)”. Rasti më i fundit është ai i programit Euro – Med 2021 – 2027 te BE. OJF INCA pritet të marrë miratimin e Kjarës që të përfitojë tre projekte me vlerë të përbashkët 430 mijë euro.
Por çfare e lidh Kjarën me INCA? Pikërisht e ëma e saj, Emirjeta Adhami.
Sipas të dhënave që ne disponojmë, në dy nga këto tre projektpropozime personi përgjegjës i OJF-së INCA është zonja Emirjeta Adhami.
Pra, shumë e thjeshtë. Vajza Kjara, miraton projekt propozimet e mamasë Emirjeta.
A ka të tjera projekte që në dy vjet të ekzistencës së SASPAC vajza Kjara ka dhënë miratimin për mamane Emirjeta, do t’ju informojmë në një të ardhme të afërt.
Emirjeta Adhami, nuk është një personazh i panjohur pasi ka qenë një nga kundërshtarët kryesore për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, ku dërgon dhe letër për Bashkimin e Europian që të mos ndërtohet Aeroporti i Vlorës.
Mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë në internet dhe del çfarë ka shprehur Znj. Emirjeta Adhami, në lidhje me ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
“The development of the airport is only the tip of the iceberg of the general development of the area, ignoring not only the protection of the extraordinary natural treasures, but also the improvement of the livelihood of the local communities ëho benefit very little from this development.” said Emirjeta Adhami from Institute for Nature Conservation in Albania (INCA)”, që në shqip perkthehet “Zhvillimi i aeroportit është vetëm maja e ajsbergut të zhvillimit të përgjithshëm të zonës, duke injoruar jo vetëm mbrojtjen e thesareve të jashtëzakonshme natyrore, por edhe përmirësimin e jetesës së komuniteteve vendase që përfitojnë shumë pak nga ky zhvillim,” tha Emirjeta Adhami nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA)”.
Mamaja Adhami është “kundershtare” e qeverisë socialiste për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, por në të njëjtën kohe është përfituese e projekteve të financuara nga Bashkimi Europian, nëpërmjet miratimit të vajzës së saj ish-kandidates pqr deputete Kjara Adhami.