E ftuar në SYRI TV me Arnold Karriqin, Ana Vuksani, eksperte për Sigurinë Ushqimore ka folur për temën 'çfarë po hamë,' dhe a funksionojnë kontrollet për ushqimet.
Vuksani ka ngritur alarmin, se në vendin tonë nuk ka garanci për ushqimin e sigurtë, pasi gjithë sistemi laboratorik që ka Shqipëria, nuk ka një laborator për të matur sasinë e vajit të palmës në produktet që konsumojmë.
‘Ne kemi kapacitete laboratorike jashtëzakonisht të kufizuara. Ne adetivët nuk i bëjmë, ngjyruesit jo, konservantët jo, vajin e palmës jo, çfarë mund të garantojmë ne, çfarë garancie ka konsumatori për ushqimin e sigurtë’, u shpreh Vuksani.
Vuksani: E dini ju që ne nuk bëjmë dot analizën e vajit të palmës? Pra ne hamë produkte me vaj palme çdo ditë dhe nuk kemi kapacitete laboratorike për të parë sasinë e vajt të palmës. Vaji i palmës është i lejuar por në sasi të caktuara dhe duhet të shënohet sasia e vajit të palmës në produktet. Ne si konsumator duhet që në supermarket të dimë që ky produkt ka vaj palme por ne çfarë sasie ka.
Pra dhe për të kontrolluar sasinë e vajit të palmës ne i referohemi, gjithë sistemi laboratorik që ka Shqipëria nuk ka një laborator edhe pse kemi reference dhe duam të shkojmë në BE ne nuk kemi për të matur, pra ISUV e identifikon që ka vaj palme por nëse ai e shënon në etiketë 3% por në fakt ka 33% ne nuk jemi në gjendje ta kryejmë këtë analizë.
Kohët e fundit drejtoria rajonale e Durrësit ka marrë mostrat dhe i ka dërguar në Maqedoni të Veriut dhe ka dërguar për ‘djathin bebe’, që nuk është më i konsumuari sepse djathi kaçkavall dhe djathërat e tjerë kanë shumë më shumë vaj palme.
Ne kemi kapacitete laboratorike jashtëzakonisht të kufizuara. Ne adetivët nuk i bëjmë, ngjyruesit jo, konservantët jo, vajin e palmës jo, çfarë mund të garantojmë ne, çfarë garancie ka konsumatori për ushqimin e sigurtë.