DOKUMENTI që fakton kapjen e SPAK nga Rama: Kallëzimi ndaj Berishës u dorëzua dhe u regjistrua brenda ditës

Tuesday, 21 November 2023 14:37

Ky dokument provon kapjen dhe përdorimin politik të SPAK-ut nga ana e pushtetit.

Bëhet fjalë për kallëzimin e socialistit Taulant Balla ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Dokumenti i publikuar sot nga avokati Genc Gjokutaj, tregon se kallëzimi i bërë nga Balla u dorëzua dhe u regjistrua brenda ditës.

“Që kjo çështje është politike, po bëj me dije edhe këtë faqe të kallëzimit, në të cilin keni edhe kallëzimin, edhe regjistrimin e procedimit brenda një dite. Është e pamundur që për çështje të tilla voluminoze, brenda një dite kalendarike pune, të dorëzohet kallëzimi dhe të regjistrohet procedimi penal,” tha Gjokutaj.

 
 

Dokumenti mban firmën e prokurorëve Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

I pari ka shërbyer si hetues gjatë kohës së komunizmit dhe nuk duhej lejuar as të kandidonte për t’u bërë pjesë e SPAK. Kurse Millonai kaloi vetingun me urdhër të partisë.

Kujtojmë se hetimi për rastin në fjalë ka qenë skandaloz, i pambështetur në prova dhe fakte.

ImageImage

Login to post comments