Më duket vetja si në gjyqet politike të 1945 ku pronarët ishin armiqtë e pushtetit popullor

Tuesday, 21 November 2023 19:31

Më duket vetja si në gjyqet politike të 1945 ku pronarët ishin armiqtë e pushtetit popullor.

Mendoni për një moment, nëse tek Ambasada Amerikane, shteti komunist do të kishte vendosur ndonjë barrake apo ndërtesë, të fusnin ndonjë uzurpator dhe mos ia kthenin sendin e vjedhur pronarit të ligjshëm, siç iu kthye në 1991-shin. A do duhej në 1991-shin, ta mbante shteti hajdut apo uzurpatori, apo mos i kthehej deri sa të priste plotësimin e procedurave te privatizimit për rrethimin e ngritur pas futjes se familjes Popaj ne ambasadë? Apo ta merrte Ramiz Alia e t’ia jepte me koncesion tek ndonjë hajdut strategjik të Ramës?

Po pse bëhet prokuroria politike drapër në rastin e kthimit të pronës tek 5 Familjet pronare themeluese të Tiranës?


Pronarë, këto 5 Familje, nuk i bëri asnjë proces privatizimi. Pronarë, këto pesë familje, ishin prej thuajse 100 vitesh, përmes blerjes së tokës private.

Procesi i kthimit të pronës është kthim i sendit të vjedhur. Ky proces zgjati nga 1994 deri në 2007, kur pas dhjetëra vendimesh qysh nga viti 1995 (njohje prone e pjesërisht kthim), prona e vjedhur iu kthye 5 Familjeve pronare. Në këtë pronë të pronarëve të ligjshëm, jashtë çdo rregulli ishin futur 42 familje informale të cilët banonin në kushtet e mjerueshme ku ishin katandisur godinat e shumësportëshit, ndërsa klubi i futbollit përdorej nga një biznes, pa asnje akt ligjor a cope letër me shtetin.

Për të gëzuar sendin e konfiskuar nga regjimi komunist, pas një kalvari 13 vjeçar, pronarët fisnikë u detyruan nga Ligji të blejnë edhe barakat e ndërtesat e uzurpuara. Pra, shteti jo vetëm që ua vodhi pronën dhe ua mbajti atë për 60 vjet pa qera, por tani pronarët e ligjshëm duhet të prisnin edhe permbi 2 vjet, për të blerë ato barraka që as nuk na duheshin, e që për më tepër, ishin të uzurpuara. PRIVATIZIMI ISHTE NJE GJOBEVENIE NDAJ PRONAREVE.

Pronarët u detyruan të paguajnë edhe afro 700’000$ për ndërtimet e uzurpuara te njëri klub, si dhe 100’000$ për klubin tjetër. Krahasojeni pak me çmimin 1 Euro me te cilin Bolino mori 4000 m2 tokë dhe ndërtesë 2-katëshe, caktuar për gjimnaz, tokë të cilën familjet pronare ia falën shtetit për të bërë gjimnaz.

1. Këtë pronë private, pronarët e zhvilluan duke respektuar çdo ligj te vendit, por edhe me humanizëm e respeKt për komunitetin. Ata strehuan 42 familje informale falas, morën një nga emrat e shquar të arkitekturës botërore për të konceptuar zonën, si Daniel Libeskind, bënë ndërtime miqësore me mjedisin. Nëse do të kishim marrë leje klienteliste do të kishim ndërtuar fjetore në gradaçela që të zënë qiellin dhe diellin, nëse do kishte pastrim parash do kishim shitur me çmim të çmendur se do kishim plot para për të pastruar. Por jo ne, fisnikët e Tiranës!

Nga projekti ynë, publiku fitoi mbi 2000 vende pune, miliona euro taksa, mbjelljen e 2000- 3000 pemë, kopshtin/çerdhen më të mirë në Tiranë, ndërtesa miqësore me mjedisin, një ndër zonat me ajrin më të paster në qytet, faltore per besimtarët, sistemimin e 42 familjeve informale.

Po si filloi kjo çështje? Shihni dosjen e SPAK Vol. 1, Fq. 97 (Kallëzimi i Taulantit ka 2 vula nga SPAK në një ditë.)

- ‘SSSKAPE!’ - Urdhëroi Taulant Balla para 3 vitesh SPAK ku doli presion me shpurë gazetarësh.

- ‘SI URDHËRON!’ - Përgjigja e prokurorëve shërbyes brenda të njëjtës ditë edhe e regjistrojnë kallëzimin dhe procedimin penal 01.12.2020 prokurorët politikë regjistrojë procedim penal, jo hetim!

Taulanti me urdhrin e Edi Rames ngriti padi ne SKAP për përvetësim të paligjshëm të pronës, që sipas tij ishin shpronësuar nga Italia, për privatizim i paligjshëm dhe ndikim te paligjshëm të Berishës ne këtë privatizim.

3 vjet hetime deri te fëmijët e Malltezit, kryen prokurorët shërbyes të Rames, dhe doli se Taulanti kish bërë kallëzim të rremë. Toka e 5 familjeve pronare ka vijuar e pastër ne Rregjistrat Hipotekorë edhe në 1943, 1945 & 1946. Ligji i kthimit të pronës i 2004, i ktheu tokën pronarit të ligjshëm, dhe e beri privatizimin e objekteve mbi tokë private nje detyrim taksativ ligjor për shtetin ndaj pronareve te tokes.

Përveç ketyre, Taulanti beri kallëzim të rremë edhe për pjesën takuese të Malltezit. SPAK e vërtetoi kallzimin e rremë të Taulantit, por ka frikë të veprojë.

Prof. Malltezi është i burgosur prej 1 muaji ndonëse nuk është as objekt i SPAK, ndërsa ai që vertetohet se ka kryer kallzim të rremë dhe është objekt i SPAK, kalon nen hunden e prokuroreve politike me te cilet e lidhin fijet e kriminalizimit të Taulant Ballës.

Dyfytyrësia e prokurorëve mund të shihet edhe me rastet e fundit: 100 Mln euro vjedhja me sterilizimin dhe dyshohet për ‘shpërdorim’; kthim prone tek i zoti SPAK cakton dyshimin ‘korrupsion’.

Pasi doli huq pretendimi i shpronësimit dhe u vertetua se toka u përkiste 5 familjeve, atëherë filloi pretenca e reformave te qeverise se PD. Fajin ligjet & VKM. Si guxon ligji t’i kthejë pronarit gjënë e vjedhur?

Sipas prokurorëve shërbyes të Rames, toka e vjedhur nga pronarët nuk duhet t'i kthehet të zotit, por duhet ta ndajë Edi Rama për miqtë e vet.

Disa prokurorë e gjejnë normale që Edi Rama të grabisë e të ndajë 5.8 Miljon m2 në bregdet, por sipas komandës ‘SSSKAPE!’, duhet të burgose pronaret e ligjshem për kthimin e sendit te vjedhur token të të parëve.

Tre inventarë të Bashkisë Tiranë në vitet 2000, një prej të cilave me firmën e Edi Ramës, shprehen se të gjitha objektet e klubeve ishin të zëna forcërisht. 3 ministra të PS, përkatësisht Angjeli, Klosi & Majko, nisën komunikimin shkresor e u shprehen në 2005 PRO fillimit të privatizimit (të paktën letrat e Angjelit & Klosit), por SPAK fsheh këto shkresa zyrtare; Pra le ta vjedhin miqtë e Ramës, veç pronarët ligjorë jo!

Tre vite hetime të SPAK konfirmuan se familjet pronare në Rregjistrat Hipotekor të 1945 dhe 1946, kishin mbi 67’000 m2 tokë (Begeja 28’000 m2, Vaqarri 14’120 m2, Llagami 14,120 m2 - 2 vajzat e Ramazan Deliut - dhe Alimehmeti me 10,560 m2).

Kush duhej ta gëzonte këtë tokë të blerë me flori prej familjeve Tironse? Shteti hajdut? Uzurpatori që rrinte duke dorovitur zyrtarë të korruptuar? Apo ndonjë hajdut strategjik apo vrasës strategjik i Edi Ramës?

Kthimi i pronës tek pronarët ishte detyrim ligjor, jo vetëm moral; është kthim i sendit të vjedhur.

Prokurorët politikë insinuojnë për kthimin e pronës si e shpejtë pse zgjati 5 muaj ne 2006-2007, por fshehin faktin se procesi zgjati plot 13 vjet dhe se në fakt në mars 2007 ishte vendim plotësimi i vendimit nr. 532 dt. 25.04.1996 dhe se kishte edhe 2 vendime te tjera, njëra marrë në janar 2006 nga Komisioni i KP të PS!

Prokurorët shërbyes të Taulantit duket se shqetësohen pse qeveria e PD ka nxjerrë ligje e VKM, jo për pesë familjet pronare, por akte qe rregullonin kthimin e pronës tek te gjithe, dhjetëra mijëra pronarët e ligjshëm. Sipas prokurorëve politikë, Berisha nuk duhet të miratonte asnjë VKM apo ligj, meqenëse unë jam trashëgimtar i një familje pronare Tironse?

Te njëjtët prokurorë nuk ndihen për faktin se Edi Rama ka nxjerrë 3 VKM me emrin e kompanisë së Carlo Bolinos, veç për të përlarë 4000 m2 tokë e ndërtesë 2-katëshe të caktuar në Plan Rregullues për gjimnaz.

Pra sipas tyre, Berisha, i cili nuk ka miratuar asnjë VKM me emër, do duhej të bllokonte çdo kthim prone tek pronarët e ligjshëm, ndërsa Rama është OK që përlan troje për t'ia dhuruar me emër të përveçëm Carlo Bolinos, djalit të Prokurorit, te falë Portin e Durrësit, e t’u japë statusin e investitorit strategjike miqve të tij vrasës me te cilet trimërohet.

Prokurorët politikë sulmojnë Berishën për ndërrimin e destinacionit, por ‘harrojnë’ të tregojnë se vendimet për ndërrimin e destinacionit nuk bëheshin me emra pronarësh. Për më tepër vendimi i KRRTRSH miratoi pesë vendime të KRRT për ndryshimin e destinacionit ne pese zona te ndryshme, të miratuara nga Edi Rama (Vendimi nr. 132/j datë 08.06.2006 i KRT Tiranë). KRTRSH asokohe nuk ndërronte asnjë destinacion përveç atyre që kërkonte Bashkia e Tiranës. KRTRSH gjithnjë miratonte ato që kish miratuar Edi Rama. Veç një herë në 2005, KRTRSH rrëzoi vendimin e KRrT se Bashkise Tiranë, te drejtuar nga Edi Rama, dhe kjo ishte me rastin e mbikalimit të Zogut të Zi. Edi Rama ne ate rast solli kreun e Autoriteteve Vendore të Keshillit të Europës - (Maj 2006) i cili (italian) e cilësoi vendimin e KRRTRSH si ndërhyrje e qeverisë qëndrore në funksionin vendor të planifikimit të territorit. Rama i coi më pas me këto argumente në Gjykatë Kushtetuese, e cila sanksionoi ne 12.12.2006, të drejtën e KRRT të miratonte planet urbane te saj dhe pamundësinë e KRRTRSH te anulonte vendimet e KRRT. Por edhe një muaj para këtij vendimi dhe para vendimit te KRRTRSH për miratimin e vendimit te Edi Rames për ndryshimin e destinacionit te zonës se Klubit Partizani, Gjykata Kushtetuese me vendimin 24/06, date 10.11.2006, kish vendosur rrëzimin e ndryshimit te ligjit per Urbanistiken qe rriste disa kompetenca te prefektit mbi aktivitetin e KRRT, duke bere nul edhe pasojat juridike te ketyre ndryshimeve. Asnjëherë tjeter, përveç rastit te Zogut te Zi, KRTRSH nuk ndërhyri në vendimet e KRRT-ve. Pra, pse Rama ndërroi destinacionin në një zonë që kish humbur funksionin e saj sportive, fajin e ka Saliu?

Për më tepër, si duhet ta dinte Berisha se kujt familje i përkiste toka, që do ndryshonte destinacioni, kur shkresa e Rames nuk shënonte atë?

Prokurorët politikë më pas, të fyejnë logjikën kur pretendojnë se kalimi i VKM, në plotësim te nje premtimi elektoral për përdorimin e letrave me vlerë, u bë vetëm që të përfitonte dhëndri i Berishës. Këtë pretendim e lidhin me atë se, për një nga 2 klubet, vlera prej afro 100’000 $, e të cilit u bë 20% me para, e 80% me letra me vlerë në përputhje me një VKM të miratuar. Por, prokurorët politikë ‘harrojnë’ se vetëm një muaj para kalimit të kësaj VKM-je, familjet pronare kishin paguar 100% me para, gati 700’000 $, që ish llogaritur vlera e objekteve te klubit shumesportesh. Nese do te kishte ndikim te paligjshëm, a nuk do te mundet familja Begeja dhe pronaret e tjere te prisnin edhe një muaj dhe te paguanin shumën prej 700 mije dollarësh me bono privatizimi? Kjo të fyen logjikën minimale.

Për më tepër, familja Begeja (trashëgimtar i së cilës kam krenari të jem), kishte gati 40% të objekteve te klubi që na ra te paguajmë 700’000 $, dhe vetëm më pak se 5% tek e vetmja ndërtesë e objektit të klubit, për të cilin u pagua 100’000 $. Pra nga 800’000 për 2 klubet, i paguan 720’000 $ para dhe 80’000 $ bono.

Kaq edhe për këtë pretendim të prokurorëve politikë, që nuk guxuan të merrnin në pyetje as Berishen e as mua, se kishin urdhër tjetër.

Prokurorët politikë tentojnë ta paraqesin sikur morëm pronë me privatizim, por në fakt është kthim i sendit të vjedhur. Tentojnë t’a paraqesin sikur ka filluar me ministrin Mediu, por gënjejnë e fshehin nga dosja shkresën nr. 4533 Prot datë 21.07.2005 të ministrit Angjeli, që i adresohet ministrave Majko e Klosi, me kërkesë zyrtare për fillimin e procedurave të privatizimit të pasurisë së paluajtshme të Klubit Partizani.

Një ditë me pas, me shkresën nr. 2732 datë 22.07.2005 ministri Klosi shprehet dakort për privatizimin e Klubit Partizani.

Asnjë nga këto 2 shkresa nuk janë përfshirë në dosjen e prokurorëve politikë, ndonëse ia kam dërguar bashkëngjitur me padinë për kallzim të rremë të Taulant Ballës, para 3 muajsh. Pse?

Prokurorët politikë ngrejnë tymnajë me siperfaqen e Klubit Partizani: nëse ishte 26’500, 28’000 apo 30’000 m2.

Sa për dijeni:

Sipërfaqet e njohura pronarëve Klubet

Begeja 28’000 26’500 Futbolli

Vaqari 14’120 19’000 Shumësportëshi (përfshi pishinën)

Llagami 14’120 _________________________________

Alimehmeti 10’560 45’500 m2

__________________

66’800 m2

SPAK shkruan se sipërfaqja e Klubit të Futbollit Partizani nuk ishte 26’524 m2 por 28’000 m2 ose 30’000 m2.

Por SPAK (ndonëse i del tek fq. 54 pika 42 e vendimit të masës) nuk tregon (fsheh) që sipas VKM nr. 794 dt. 21.11.2007 tagrin dhe përgjegjësinë ligjore për përcaktimin e sipërfaqeve e kishte Bashkia e Edi Ramës. 7 drejtorë dhe specialistë të Edi Ramës caktuan sipërfaqen e secilit klub (plus pishinën) dhe vendndodhjen e tyre. Pronarët e tokës nuk kishin asnjë tagër. As agjensi të qeverisë nuk kishin tagër. 26’524 m2 e caktoi Bashkia (fq. 54, pika 42).

Në Bashkia ka heq sipërfaqe nga 1 klub e ia ka shtuar tjetrit është përgjegjësi e Bashkisë. Pronarët kanë 22’000 m2 më shumë se sipëefaqja e e klubeve bashkë ndaj nuk ka asnjë rëndësi. Por SPAK nuk i ka pyetur për këtë por vetëm a njihni Jamarbër Malltezin?

Ndryshimi nga Komision ne Agjensi Kthimi Pronave: Ky ndryshim nuk pati asnjë ndikim tek prona Begeja! Kishte 3 vendime perfshire nga Komisioni i PS. Ky ndryshim shtoi 2 hallka të reja kontrolli:

- Para se vendimi të marrë formë të prerë dërgohet për rishikim / korrigjim tek: 1) Zyra qendrore AKP dhe 2)Avokatura e shtetit.

• Vol. 8, fq.1248: Zyra Rajonale AKKP i dërgon më dt.03.04.2007 tek Zyra qëndrore AKPP 9 VENDIMET që kishte marrë në mars 2007

• Vol. 8, fq.1243: Zyra rajonale AKPP i dërgon më 02.04.2007 kopjen e 8 vendimeve që kishte marrë tek Avokatura e shtetit

• Vol.8, fq.1253: Zyra rajonale AKPP i nis Avokaturës së shtetit edhe vendimin e 9te që kishte marrë në mars vetëm 2 ditë më pas më 04.04.2007

• Vol. 8, fq. 1209: Zyra rajonale AKPP me nr.1936 Prot, dt.22.06.2007 njofton zyrën qendrore AKPP për vendimet që kanë marrë formë të prerë.

• Vol. 9, fq. 1496: SPAK (EM) kërkon të dijë nëse vendimet e AKPP janë pasqyruar në librin e protokollit të Avokaturës së Shtetit.

• Vol. 9, fq. 1499: OPGJ Endri Meҫi konfirmon se vendimet e 4 familjeve pronare i janë dërguar dhe pasqyrohen në Protokollin e Avokaturës së shtetit nr. 330 Prot, dt 04.04.2007 vendimi për Begejat ka nr.6.

Pra kalimi nga Komision Kthimi Prone në Agjenci nuk pati asnjë efekt për pronat e 5 familjeve Tironse që e kishin katërcipërisht të vërtetuar pronën dhe familja Begeja kishte vendim plotësues për kthim edhe nga Komisioni i caktuar nga PS në janar 2006. Ndryshimi shtoi hallka kontrolli për të shmangur abuzimet.

Prokurorët politikë në pikat 18-21 të vendimit të masës kërkojnë të ngrejnëtymnajë edhe me një pikë të kontratës time të 2006, me familjarët e mi Begeja, për një fond pre 3-5%, lidhur me shpenzime të ndryshme. Kjo pikë, që është krejt normale si formë mbulimi shpenzimesh të mundshme, në fakt nuk u përdor kurrë, pasi ҫdo shpenzim u mbulua më pas nga firma ndërtuese dhe investitorët. Këtë gjë e kanë shpjeguar në prokurori të gjithë bashkëpronarët Begeja, por prokurorët e kanë me qejf t’a lënë për tymnajë.

Gënjeshtra e prokurorëve politikë të SPAK lidhur me qenien apo jo të Klubit Sportiv Partizani në Planin e përhapjes së FA.

Pronarët donin kthimin e sendit të vjedhur (toka) dhe nuk I’a kishin idenë ҫfarë ishte plani i përhapjes.

- Në vendimin e masës fq. 9 pika 15 SPAK shënon me bold se prona nr. 11 ‘Klubi i Futbollit Partizani rezulton të ishte pjesë e PP dhe në përdorim të FA’ sipas shkresës nr.6932/2 Prot. Dt 09.08.2006 të zv. Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA.

(SPAK nuk kupton ose bën sikur nuk kupton se këtu flitet edhe për disa prona në PP edhe për prona në përdorim).

- Pika15.1: ‘Në vijim, lidhur me këtë pagesë, Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu me shkresën nr.9549/1, dt.12.10.2005, i drejtohet Genc Rulit që të mos përfshihet në PP dhe i kërkon mendim.’

Si qenka ‘në vijim’ kur letra e Mediut është 10 muaj përpara shkresës të zv. Shefit të Shtabit që i përfshinte të dyja?

- Fq.11, pika 17.3: Shkresa nr.48/1 prot., dt16.01.2006 (7 muaj përpara asaj që i referohet SPAK) nga Prof. Elmaz Leci ( shef kabineti MM) njofton pronaret se ‘Klubi Partizani nuk përfshihet në Planin e perhapjes te Fa dhe për këtë arsye Min. Mbrojtjes i ka kërkuar METE miratimin e privatizimit të objekteve.’

Prokurorët e SPAK vijojnë e thonë se kjo bie ndesh me shkresa të mëpasshme!

Për qartësimin e kësaj paqartësie le të shohim vetë dosjet që na ka sjellë SPAK!

- Vol. 10, fq.149: Shkresë nr. 1951/3 Prot., dt.26.9.2022 ku Kolonel Arben Zani, Drejtor i Shtabit të Përgjithshëm i përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm të Min. Mbrojtjes që thotë se:

Shkresa konfidenciale nr.231/3 dt.29.3.2006 ‘Plani i Perhapjes së FA 2006-2010 firmosur nga Presidenti A. Moisiu nuk përfhsin KS. Partizani por ‘orkestra frymore’ me vend dislokimi tek KS Partizani.

Po kjo shkresë e 2022 nga Kolonel Zani tregon se Klubi Partizani nuk ka qënë pjesë e PP të FA as 2006, as 2007 e as 2009.

- Vol. 10, fq. 170: Shkresa nr.5384/1 Prot dt 22.9.2022 nga Komandanti i Komandës Mbështetëse Gjen. Ilir Xhebexhiu shkruan se: ‘Prona nr. 11 nuk ka qenë pronë brenda planit të përhapjes të komandës mbështetëse. Nuk disponojmë dokumentacion për qenien e pronës në PP të FA apo të nxjerrjes së saj nga Plani i Përhapjes i FA’

-Vol. 10, Fq. 500 (qershia mbi tortë): Shkresë nr. 336/4 Prot, dt. 10.06.2004 ‘Plani i përhapjes së FA 2004-2010’ firmosur nga Presidenti A. Moisiu as ky plan nuk e ka/ ka vetëm orkestra frymore.

-Vol 16. (pa nr. Rendor) : 12.10.2023 OPGJ A. Metaj tregon se nuk është as në PP 2004 që P. Majko i coi Presidentit A. Moisiu. Pra as në 2004 nuk ishte në PP!

PSE GENJEN SPAK?

Urdhëri politik i errësoi sytë dhe bllokoi logjikën? Dhe pse i lidh komunikimet e brendshme me pronarët?As nuk dimë komunikimet e zyrtarëve dhe as nuk na interesuan. Pronarët kërkuan sendin e vjedhur. Ligji i 2004 na e ktheu. Kthim prone=kthim#vjedhur. Privatizimi i objekteve ishte detyrim per t’a gëzuar që mos të kishte gozhdë Nastradini.

Tymnaja vijon me pretendimet sikur pronarët kanë marrë4261 m2 tokë shtet. Ky është mashtrim i prokurorëve politikë, pasi sipërfaqet dhe pozicionimet janë kryer nga institucionet ligjore, toka e pronarëve është tok së bashku pa asnjë sipërfaqe hapësire boshe. Prona e tyre pershinte nje hapesire prej 67’000 m2 pra mbi 22’000 m2 më shumë se sa sipërfaqja e klubeve.

E turpshme tymnaja e prokurorëve politike, që përdorin tabelën e gatshme nga Tualeti i Edi Rames, se Malltezi u bë investitor me 114 m2. Prokurorët kanë makinë llogaritëse dhe mund të llogarisin se 1/64 e 26’200 m2 i bie 410 m2, dhe jo 114 m2. Ata kanë sekuestruar çdo kontratë dhe e dinë qartë se brenda 2 viteve të para të bllokimit antiligjor nga Edi Rama, unë ndërkaq bleva edhe mbi 1000 m2 tokë nga bashkëpronarët Begeja, e në vitet në vijim edhe mbi 1100 m2 tokë aty nga bashkëpronarët e familjeve Llagami, Saliaga dhe Alimehmeti.

Prokurorët politikë të SPAK paraqesin insinuata sikur pronaret kane marre siperfaqe toke qe nuk iu perkisnin dhe pa paguar.

Keshtu lidhur me pretendimin se eshte marre 857 m2 toke shtet sic pretendohet tek fq.66, pika 64.1 dhe vol. 1, fq. 41, pika 39 qe tregon se familja Alimehmeti meqe kishte gati 3000 m2 per kompensim (nuk iu kthye) si familje fqinje kerkoi kompensim fizik per kete siperfaqe 857 m2 dhe ti zbritej nga siperfaqja per kompensim.

Por nuk iu kthye/kompensua ndaj kjo sip. 857 m2 ka qene dhe ka mbetur edhe sot siperfaqe shtet. Nuk eshte perdorur fare as ne zhvillimin e prones dhe ka mbetur e lire dhe sot. Mjafton te sohesh Gen-Planin e Lejes Zhvillimore qe kjo toke nuk eshte perfshire as si siperfaqe per intensitet. Kete mund t’ua sqaroja nese do kishte pyetje ose edhe deshmitare nese do donit te dinit faktet e jo t’i pyesnit ‘A njihni Jamarber Malltezin?’

Edhe lidhur me pretendimin se nje siperfaqe prej 4261 m2 ishte shtet dhe pronaret duhej ta blinin (fq. 168, pika 52 vendimi i mases) (dhe vol.1, fq 32 pika 22.2.1 dhe vol.1 fq.35, pika 27) i referohet shkreses nga ZRPP se aty figuronte 4261 m2 shtet. Sipas SPAK pronaret paskan qene 3 familje (Vaqari, Alimehmeti dhe Begeja) dhe se duhet te ishte paguar per kete toke 4261 m2. Por SPAK eka shpjegimin tek dosja e vet vol. 1, fq. 24 pikat 30.9, 30.10 ku tregohet se familja Llagami ankimoi vendimin e vet. Familja Llagami ankimoi vendimin e kthimit te prones pasi pretendonte me teper. Zyra qendrore miratoi rrezimin e vendimit te kthimit te 2007 per familjen Llagami. Per pasoje vendimi nuk u rregjistrua ne ZRPP dhe ne ZRPP kjo toke vijonte ‘shtet’ por familja Llagami kishte ne fuqi vendimin nr.668 te 1996 (vendimi i njohjes se prones) ndaj per efekt privatizimi nuk ndryshon asgje nese toka ishte e kthyer apo e njohur: Per token pronarit qe i eshte njohur pronesia nuk paguan se eshte e tij. Kjo pike eshte sqaruar tek vol. 12/1, fq.17-22 qe paraqet nje proces verbal te 4 specialisteve qe kane vertetuar cdo dokument konfirmojne se vetem 857 m2 nuk perfshihet ne pronen e njohur familjeve pronare te tokes. Kane listuar vendimet e kthimit dhe njohjes se pronave per cdo familje dhe per Llagamin paraqesin vendimin e njohjes se prones nr.668 dt 16.08.1996.

SPAK mund dhe duhet t’a kishte sqaruar ne vend qe te genjeje ose mjafton te kishte pyetur deshmitarin ne vend qe t’a pyeste ‘ A e njeh Jamarber Malltezin?’

Pea toka ishte e familjeve pronare ne mbi 96%. Cepat u blene perfshi token tek pishina qe as nuk e dinim dhe as nuk e donim por u detyruan se ishte pjese inventari. Prona shkoi tek i zoti qe ishin mbi 50 trashegimtare nga 5 familje qe kishin pronen. Pronaret zhvilluan pronen me dashuri. A ka pasur shteti dem? Jo vetem qe nuk ka dem por shteti perfitoi 800’000$ (720’000 para dhe 80’000 bono privatizimi) pasi e kishte vjedhur dhe keqperdorur pa qera per mbi 600 vjet. Si mund te kete dyshime per korrupsion kur nuk ka dem? A e dine veten mbi ligjin keta prokurore qe genjejne e fshehin dokumenta? A dine Edi Ramen dhe Taulant Ballen mbi ligjin?

Pse kjo është çështje politike?

1. ‘SSSKAPE!’ - Urdhri nga Rama nëpërmjet Taulant Ballës me shpure gazetaresh para dyerve te SPAK ne fund te nentorit 2020.

2. ‘SI URDHERON’ - Brenda dites qe regjistruan kallëzimin penal 246 te Taulant Balles po brenda dites regjistruan procedimin penal pa hetuar fare.

3. ‘SSSKAPE!’ - 4 herë e dergoi Rama Taulantin për presion ne SPAK, duke përdorur prokurorët si qen sulmi të gjuetisë së shtrigave.

4. 3 vjet hetime nxorën se kallëzimi i Balles ishte shumëfish i rremë, por SKAP u be SNUK.

5. Arreston Malltezin pa e pyetur kurrë, e pa qenë subjekt i SPAK.

6. Prokurorët nuk përfshijnë në dosje, shkresat zyrtare nga Angjeli e Klosi, për fillimin e privatizimit.

7. Nuk përfshijnë në dosje lejen e sheshit të ndërtimit nga Edi Rama dt 29.12.2007 dhe as lejen e ndërtimit me kusht e shkurtit 2008.

8. Nuk përfshin ne dosje as vendimet e gjykatës se shkalles se pare dhe as apelit 2008-2010 ‘Detyrim per nxjerrje akti’ qe detyronte Edi Ramen te zbardhte lejen e ndërtimit.

9. Nuk përfshijnë ne dosje 3 vendimet antiligjore te Drejtorit INUV te Edi Rames (gjoba dhe vendim prishje) ne dhunim te vendimit te Gjykatës se formës se prere. Këto shkresa i janë depozituar ne SPAK qysh para 3 muajsh se ishin bashkelidhur padise per kallzim te rreme qe depozitova me 26.08.2023 ndaj Taulant Balles.

10. Nuk përfshijnë në dosje vendimet e gjykatës shkalla e pare dhe apelit për shpërdorim detyre nga Edi Rama, ndonëse kjo pagesë prej afro 300’000 euro ishte investimi i parë në ketë projekt.

11. Përdorin tabelën e gatshme te tualetit te Edi Rames, kinse Malltezi u be investitor me 114 m2 tokë, kur qysh ditën e parë 1/64 e 26’200 m2 i bie 410 m2 dhe sipas kontratave të sekuestruara kanë sqaruar se brenda 2 viteve, 2007 - 2009, Malltezi bleu mbi 1000 m2 nga bashkëpronarët Begeja, e në vitet më pas edhe mbi 1100 m2 nga bashkëpronarët e familjeve Llagami, Saliaga dhe Alimehmeti

12. Shkelën të drejtën kushtetuese të J. Malltezit në Gjyqin Civil për shpifje ndaj Taulant Ballës, duke sekuestruar, përmbi 1 vit, dosjen civile për të ndaluar të drejtën për gjykatë, a thua se nuk bënte dot fotokopje.

13. Prokuroret gënjejnë ose te paktën ka pasaktësi për sipërfaqen 857 m2 sikur u përvetësua nga pronaret e tokes kir kjo ne fakt sic e sqarova me lart është edhe sot toke shtet. SPAK dergoi 6 here OPGJ tek Agjencia e Kadastrës e gjoja nuk e pa.

14. Prokuroret gënjejnë (ose pasaktësi e rende) per siperfaqen 4261 m2 sikur kjo siperfaqe ishte shtet kur ne fakt sic u sqarua me siper kjo ishte toke e njohur e familjes Llagami.

* Ku qenka lidhja me Berishen?

1. A ka nxjerre ndonje ligj apo vkm ne emer te pervecem sic ka nxjerre dhjetera Edi Rama? Jo asnje!

2. A ndërroi destinacionin nga sportiv ne banim? Jo! (Edi Rama nr.132/j dt 06.2006)

Funksion i pushtetit vendor, e ndërroi Edi Rama.

Vetem 1 here doli KRRTRSH kundër KRT Edi Rama e çoi ne Kushtetuese.

a) Kreu i komitetit te autoriteteve vendore te këshillit te Evropës e solli ne mars 2006 dhe ai tha qe është funksion i pushtetit vendor.

b) Gjykata Kushtetuese rrezoi ligjin e urbanistikes e ndaloi qe Prefekti (pushteti qendror) te rrezonte vendimet e KRT (10.11.2006)

c) Gjykata Kushtetuese rrezoi qeverinë për Zogun e zi (dhjetor 2006)

d) Edi Rama ne 2008-2009 mori urbanplan qe paraqiti draft-planin për Tiranen ku gjithë zona përfshihej si zone banimi.

e)Plani rregullues i Tiranes miratuar ne Këshillin Bashkiak Tirane (vendim nr 57 dt 24.12.2012 këshilli bashkiak) e formalisht edhe ne KKT.

f) Nuk ka asnjë kryeqytet ne bote qe te mbaje klube profesionale futbolli me fusha futbolli me pak se 2 km nga qendra e qytetit.

g) Nuk ka emër familje se kujt i takon toka. Te hidhet fall?

3. Ligji i kthimit te pronave 2006, 2004. Prona tek i zoti është baze politike e se djathtës 2004-pa kufizim -2006 vetëm ato jashtë planit. Kthimi i pronës= kthimi i sendit te vjedhur tek pronari i ligjshëm. (shtoi 2 hallka kontrolli 1)qendrore 30 dite dhe 2) avokatura e shtetit 30 dite) SPAK ka vërtetuar se Agjencia ka dërguar per shqyrtim vendimet tek te 2 institucionet.

4. Ndryshimi nga komision kthimi pronave ne agjenci kthim pronave asnjë ndryshim për Begejat. Plotësime vendimi ne vijimësi nga dosja ‘95 njëlloj iu kthye Begejave edhe 11’740 m2 20.01.2006 nga komisioni i caktuar nga shumica e PS.

5. VKM per përdorim te letrave me vlere?

a) përdorur qe nga 1995

b) premtim elektoral i 2005

c) propozuar nga 2 ministra dhe 3 faqe relacion

d) vetëm 1 muaj para miratimit te kësaj vkm pronaret blenë me leke klubin shumesportesh për 700’000$. Nëse do kishte komunikim atëherë do e kishim vonuar 1 muaj për te shpëtuar pagesën pra, ose nuk ka pasur komunikim ose jemi budallenj qe shpëtuam nga pagesa prej 100’000 por paguam te plote vlerën 700’000!

6. VKM për vlerësimin? (vkm 794 dt 21.11.2007)

Ia kaloi tagrin bashkive për te përcaktuar sipërfaqet nuk e mbajti ne agjenci te pushtetit qendror. Çfarë ka? Vetëm zbatim ligji dhe kalim përgjegjësie tek pushteti vendor. Kjo është çfarë uji i ke dhëne gomarit? Atë uje qe donte vete gomari qe sot ka kapur drejtësinë.

7. Udhes=zimi per fshirjen nga ZRPP e regjistrimeve te falsifikuara

a)sugjeruar nga drejtori ZRPP dhe nga ministri i drejtesise plus 3 faqe relacion ( vol 16)

b)miratuar thuajse 1 vit përpara kur nuk kishte asnjë dijeni askush as se kishte pishine ne inventar as se ku ndodhej dhe as se ishte e uzurpuar.

c) Gj, Kushtetuese e shfuqizoi 3 vite me pas thotë SPAK por

d)Gjyqi pronaret me falsifikatoret zgjati 7 vjet dhe me vendim te formës se prere ishte falsifikim. Ketë SPAK e fsheh nga dosja.

8. Konflikt interesi i Ilir Kadiut?

a) Sali Berisha as nuk dinte qe Ilir Kadiu ishte kushëri i nivelit te trete te Jamarber Malltezit

b) Ilir Kadiu nuk ka njoftuar as drejtuesit e tij direkt Oerd Bylykbashin e Gjergj Lezhja e as Sali Berishën qe kishte konflikt interesi ne akte inspektim konkret.

9. Plani rregullues i Tiranes 2013 është funksion vendor për gjithë qytetin me mijëra hektarë e jo 1 zone. Edhe Edi Rama mori kompaninë Urbanplan ne 2008-2009 e ajo solli draftin qe gjithe zonën e kishte zone banimi. Si kudo ne bote me largësi 2 km nga qendra e qyteteve.

Plani rregullues u miratua me vendim te këshillit bashkiak nr.57 dt. 24.12.2012. Nëse nuk do ta miratonte do ishte shpërdorim detyre.

Nëse do ishte përdorur pushteti nga Berisha, siç për shembull, e përdor Edi Rama:

1. Nuk do zgjaste 13 vjet kthimi i tokës së vjedhur tek i zoti.

2. Nuk do kish zgjatur mbi 2 vjet privatizimi i ndërtesave në tokë pronare, por veç 2 ditë (se Rama kalon gjoja 17 firma në ditë).

3. Nuk do kishim paguar 800’000 $ për disa barraka të zëna forcërisht, por shumë herë më lirë, ose 1 euro, për shembull, si Bolino.

4. Do kishim edhe ne, pronaret e tokes, VKM me emër konkret personal përfituesi, si ka nxjerrë Edi Rama 3 VKM në emër të kompanisë së Bolinos, për të grabitur shkollën. Ose si dhjetra VKM e ligje si për Portin e Durrësit dhe/ose hajdutët e vrasësit strategjik të Edi Ramës.

5. Do kishim përlarë edhe ne, si thjeshtra e Edi Ramës, me dhjetëra tendera me para publike. Por, as unë e asnjë trashëgimtar Begeja, nuk kemi marrë kurrë asnjë lek nga fonde publike gjatë qeverisjes së PD.

6. Nuk do të kishim paguar taksa, se do të përfitonim si ‘strategjik’.

7. Nuk do i kishim dhuruar kopshtin më të mirë qytetit.

8. Nuk do e zhvillonim me Libeskind, por me ndonjë më të lirë; dhe jo me dashuri për mjedisin, por me gradaçela që u bllokojnë ajrin dhe diellin gjithë banorëve.

9. Nuk do kishim shpenzuar 2500 m2 dhe mbi 500’000 € për të sistemuar 42 familje informale me banesa, por do i kishim nxjerrë në rrugë, duke përdorur policinë e shtetit për këtë gjë.

10. Nuk do të na ishte kthyer veç 8% e pronës fisit Begeja, por do të na ishte kthyer mbi 80% e pronës.

Këto janë tipare të keqpërdorimit të pushtetit, për interes të miqve të Ramës, dhe këto batërdi i shohim çdo ditë sot, por asnjë nga këto veprime të keqpërdorimit të pushtetit për miqtë, nuk kanë ndodhur nga Berisha por nga Rama!

SPAK gjen problem pse Prof. Malltezi ka qene pjese e grupit strategjik dhe teknik te planit rregullues te Tiranes. Unë ka qene pa pagese si këshilltar për mjedisin, jo për sportin dhe jemi krenare për vkm e planit me dhjetëra kritere kufizuese ne favor te mjedisit..

Ndërkohe qe SPAK ka përfshire 14 here ne dosjen e saj vendimin nr. 668 te 1996 te familjes Llagami apo 9 here vendimin 532 dt 1996 te Begejave etj. Ka përfshire ne dosjen 6 deri vendimet gjyqësore Albana Vokshi kundër Saimir Tahiri apo Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha kundër Saimir Tahiri, e ne dosje te tjera edhe deri procedura librarie ne Librazhd pa asnjë lidhje SPAK fsheh dokumente.

Prokuroret e SPAK kane fshehur ose nuk referojnë dokumente:

1. Ka fshehur kontratën e familjes Begeja me kontakt ne 2007 ku parashikohej se cilido nga F. Begeja mund te hynte ne bashkeinvestim deri ne 25% te pjesës se vet.

2. Kane fshehur pse nuk referojnë lejen e sheshi te ndërtimit firmosur nga Edi Rama me 19.12.2007 e zbardhur 06.01.2008

3. Kane fshehur lejen e ndërtimit me kusht qe ka miratuar KRRT e Edi Rames ne shkurt 2008.

4. Kane fshehur shkresat nga Angjeli dhe Klosi për fillimin e procedurave te privatizimit ndonese janë bere te ditura dhe dërguar bashkangjitur padisë per kallëzim te rreme Taulant Balla.

5. Kane fshehur vendimin gjyqësor te formës se prere te falsifikimit te ish pishina. Kane shkruar se udhëzimi për fshirje nga ZRPP u shfuqizua nga GJK por nuk tregon qe kjo çështje u gjykua per 7 vjet dhe ka vendim te formës se prere qe ishte falsifikim.

6. kane fshehur 3 shkresat e kundraligjshme te drejtorit te policisë ndërtimore te Edi Rames lëshuar ne 2010 pasi kishte dale vendimi i gjykatës se formës se prere.

Edhe këto 3 shkresa te kundraligjshme janë dorëzuar SPAK para 3 muajsh.

7. kane fshehur vendimet e gjykatave shkalla e pare dhe apel 2008-2010 qe u shprehen se leja quhet e dhene kur miratohet dhe jo kur zbardhet,.

8. kane fshehur vendimet e gjykatave shkalle e pare dhe apel për shpërblim demi qe gjeten Edi Ramen ne shpërdorim detyre me dem mbi 300’000 euro! Te gjitha këto i kam depozituar para 3 muajsh tek kallëzimi dt 26.08.2023 për kallëzim te rreme te Taulant Ballës.

Znj. Gjyqtare,

Ju paraqita se SPAK ka shume 1-pasaktësi , 2- gënjeshtra dhe 3-fshehje dokumentesh. Pse? Cila mund te jete arsyeja përveç urdhrit politik te Edi Rames dhe Taulant Ballës? Apo është urrejtje ndaj pronareve qe pas 15 vitesh sorollatje zhvillojnë me dashuri pronën e te pareve? Studenteve te mi i mësoj se shkenca ndjek te dhënat ndërsa pseudoshkenca niset nga një opsion fiks ose ne këtë rast urdhër politik dhe përpiqet te gjeje ose sajoje disa prova rrugës qofte edhe me premisa te rrene.

Shumicën e sajesave jua rrezova qe nuk qëndrojnë, me fakte nga vete dosja e SPAK. As nuk ka dem e as nuk ka korrupsion. Ka pronare qe iu kthye sendi i vjedhur dhe e zhvilluan pronën me dashuri e për këtë janë krenare. As nuk ka pastrim parash e as pagesa kesh. As nuk ka asnjë lidhje Berisha. As SPAK nuk paraqet dot asnjë prove , por u keqpërdor si lecka ku fshin këpucët Edi Rama dhe Taulant Balla. Per fat te keq gjyqtarja Irena Gjoka u keqpërdor duke iu nënshtruar urdhrave politike. Berluskoni kishte 400 çështje te hapura nga drejtësia italiane por askush nuk u be palaço te kërkonte bllokimin e pasaportës se tij, por ne kemi drejtësi me te mire se ne Itali kemi Edi-Rama drejtësi qe e thotë troç se PS i beri organet dhe e di veten mbi ligjin. Shërbyesja politike Irena Gjoka shkeli ligjin dhe me mbajti ( profesor universiteti) 2 jave burgim i paligjshëm. Po çfarë bene mbrojtësit e interesit publik. E shfajësuan se iu shërbeu. Per ta nuk kishte problem shkelja e ligjit pasi e konsiderojne veten mbi ligjin. Me pas gjykatësja falsifikoi edhe vendimin e humbjes se fuqisë se masës ne atë qe nuk pasqyroi 8 pyetjet qe i adresova dhe nuk ktheu përgjigje.

Mos lejoni t’iu nëpërkëmbin si shërbyes apo noter i paligjshmërisë se urdhrave politike te SPAK. Kini respekt për dinjitetin dhe integritetin profesional tuajin.

6 milion metër katror bën dhoro personale edi Rama e SPAK=SNUK. Dhjetëra vkm me emra personale te Edi Rama por problemi i SPAK qenka pse pronari i ligjshëm mori token pas 13 vitesh dhe u detyrua te vonohej edhe mbi 2 vjet dhe te paguante 800’000 $ si gjobe për te blere objekte te rrënuara dhe te uzurpuara!

Kërkojini SPAK te zbatoje ligjin e jo te kthehen ne shërbëtore politike. Te paraqesin 1 prove ligjore e jo insinuata. Çdo njeri kur kapet me gënjeshtra ose kërkon ndjese publikisht ose kur nuk ka aq kurajo te paktën tërhiqet pa fole. Por jo shërbëtoret politike te Edi Rames dhe Taulant Ballës. Ata qe ndjekin urdhrin politik nuk skuqen por fshihen pas shprehjes ‘I qëndrojmë kërkesës’. Këtu nuk ka fare çështje penale e aq me pak per tagrat e SPAK. Unë kërkoj qe SPAK te kërkoje ndjese publike ne mos eja përballemi sa te duan ne gjykate si njerëz te lire me argumente e jo urdhra politike.

Unë as rrezikoj njeri e as kam akses ne asnjë dosje apo institucion se i ka kap 100% Edi Rama. Unë ju gjeta qe gënjenit bazuar ne dosjet qe ka krijuar SPAK. Ne si pronare as nuk dinim e as nuk na interesonte gjë tjetër veç prona tek i zoti, me te drejtën e Zotit dhe ligjet e shtetit.

Login to post comments