I ftuar në edicionin e orë 15.00 në SYRI TV me moderatorin Arnal Kariqi për të diskutuar mbi shpërdorimin e parave të qytetarëve të Tiranës dhe mashtrimet publike të Veliajt ishte anëtari i këshillit baskiak në Tiranë, Tedi Blushi.
Blushi është shprehur se pas një kërkese zyrtare të dërguar në bashkinë e Tiranës dhe verifikimeve në terren kam dalë në përfundimin se baskia e Tiranës ka ndërtuar vetëm shkolla nga taksat e marra nga qytetarët për gati 7 vite më rrallë.
"Prej viti 2015 Këshilli Bashkiak i asaj kohë miratojë me shumicë votash vendosjen e një takset përkohshme për një periudhë 7 vjeçare me qëllim ndërtimin e shkollave sipas asaj skemës së famshëm me PPP dhe u premtuar nga Veliaj që d të mbaronin brenda mandatit të parë. Mbaroj mandati i parë dhe erdhi i dyti prapë i njëjti premtim dhe në mandatin e tretë ai paraqiti si një premtim të mbajtur se shkollat janë ndërtuar.
Në prag të zgjedhjeve kur e tha si arritje në verifikimet në terren më rezultonte se këto shkolla nuk janë ndërtuar kurrë dhe është një mashtrim publik i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Veliaj. duke ndjekur rrugën institucionale ju drejtova me një kërkesë zyrtare bashkisë dhe sikundër kishim denoncuar më herët vetë bashkia e Tiranës pranon se skema e PPP ka dyshuar dhe 17 shkollat nuk janë ndërtuar kurrë.
Mund të kërkoni në arkiv ku kryetari i bashkisë flet për 40 shkolla dhe unë kam përgjigjen zyrtare të bashkisë së Tiranës që janë ndërtuar vetëm 9 shkolla. Si duket ka ende punonjës së bashkisë që kanë frikë nga ligji dhe nuk gënjejnë dot."