Edhe këtë herë, pamjet e protestës së opozitës shqiptare në Kuvend, kanë bërë xhiron e botës.
Disa prej faqeve me më shumë ndjekës në YouTube, kanë shpërndarë momentet e protestës së opozitës shqiptare.
Pamjet vijnë nga agjencia e madhe ndërkombëtare, Reuters.
Kjo agjenci shkruan se opozitarët ndezën tymuese në parlament dhe u vunë flakën fletëve, duke e akuzuar qeverinë se po tenton t’i mbyllë gojën opozitës.
Reuters raporton se protesta të ngjashme janë shënuar edhe më herët në parlament, kur u votua buxheti i vitit që vjen.
Agjencia thekson se kreu de facto të Partisë Demokratike, Sali Berisha, po hetohet nga një prokurori e posaçme.
Vetë Berisha akuzon Edi Ramën se ka orkestruar hetimet ndaj tij.