Nga Tritan Shehu:
Si “Neni 55” dikur, ndryshimet ne rregullore!
Rama drejt “Grushtit te shtetit” me keto “ndryshime”, aspak figurativ ky percaktim.
Ndersa partneret po bejne “gjumin letargjik”!
Shkaterrojne perfundimisht parlamentarizmin keto pacavure te paraqitura nga rregjimi.
Synojne te nxjerrin opoziten jashte nga Parlamenti.
Ose te kene deputete “kukulla” ne ate salle.
Dhe kjo tentohet te realizohet ne nje vend, qe quhet akoma formalisht:
“Republike Parlamentare”!
Nje dokument ky anti demokratik, i shkruar si Neni 55, per te lene shteg per implementime nga me arbitraret.
Dhe ku nuk ka asnje fjale se “sa e si” do te denohen ata, qe shkelin Kushtetuten, rregullat baze te parlamentarizmit duke kerkuar t’i mbyllin gojen opozites ne menyrat me arrogante te mundeshme.
Qe i mohojne asaj te drejtat themelore te parlamentarizmit e te demokracise.
Keshtu ka filluar e ndodhur kudo ne prag te diktaturave:
Fashiste, naziste a komuniste keto!
Partneret tane, qe vazhdojne te heshtin si “fija e barit” i kane kaluar “mbi kurriz” keto eksperienca tragjike.
Ndersa sot perpara kesaj situate te “erret” ne Shqiperi fusin koken si struci, apo mjaftohen me tre-kater rrreshta lakonike!
Shpesh duke e justifikuar kete me percaktime hipotetike ndaj personave!
Sa per te qetesuar “shpirtin e tyre” kjo!
Por duke u bere keshtu bashkefajtore te tragjedise se re shqiptare!
Ashtu si me 1945 “mbyllen syte” perballe forcimit te komunizmit ne Shqiperi!
Me tej u be teper vone per shqiptaret edhe per partneret.