7.5 miliardë euro Buxhet në 8 minuta, miratohet mes kaosit dhe tensionit

E Enjte, 07 December 2023 17:14

Edi Rama ka përdorur sërish forcën e kartonit për të miratuar në vetëm 8 minuta, Buxhetin e vitit 2024. Mes tymit dhe kaosit deputetët e Partisë Socialiste votuan nen për nen dhe pa diskutime Buxhetin. Opozita bllokoi punimet, duke kërkuar garantimin e të drejtave kushtetuese, por Partia Socialiste ka vijuar me përdorimin e shumicës, për të refuzuar kërkesat për komisione hetimore e kontrollin ndaj ekzekutivit.

Nga SYRI TV

Edi Rama ka përdorur sërish forcën e kartonit, ku këtë herë, Buxheti 2024 u miratua nen për nen në vetëm 8 minuta. Mazhoranca socialiste refuzoi plotësimin e kërkesave të opozitës për garantimin e të drejtave kushtetuese e duke përdorur institucionet ka vijuar me të tjera akte.

Me nisjen e seancës, deputetët e opozitës kishin bllokuar foltoren me karrige dhe ndezën flakadanë për të bllokuar punimet e duke kërkuar që të pranohen kërkesat për komisionet hetimore për kontrollin e ekzekutivit.

 
 

Por përtej këtij kaosit të krijuar në sallë, Lindita Nikolla ka vijuar seancën me urgjencë dhe në më pak 8 minuta ka kaluar ligjin më të rëndësishëm për vitin 2024 që lidhet drejtpërsëdrejti me menaxhimin e financave të shqiptarëve dhe taksimin e tyre

Edhe në këtë seancë kanë qenë mbi 100 efektivë të gardës, të cilët kishin rrethuar çdo ambient të Kuvendit, duke kontrolluar edhe fizikisht deputetët e opozitës.

E njëjta situatë ishte edhe në sallën e seancave plenare, ku për bllokimin opozitës, ishin angazhuar një gardistë për çdo karrige.

Siç edhe në seancat e kaluara, për të ushtruar presion mbi deputetët e opozitës, sërish Policia e Shtetit dhe SPAK kishin angazhuar oficerë të kriminalistikës, për ta konsideruar sallën e parlamentit skenë krimi.

Login to post comments