Berisha: Rezultatet e PISA -s, dëshmia më flagrante e shkatërrimit dhe shpërbërjes së sistemit arsimor!

E Enjte, 07 December 2023 17:18

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ia ka kushtuar konferencën e sotshme për shtyp, të dhënave dramatike të Programit të Vlerësimit Ndërkombëtar PISA për nivelin e ulët që kanë dëshmuar, nxënësit shqiptarë në lexim, matematikë dhe shkencë.

Berisha tha: "PISA është programi ndërkombëtar i organizatës së kombeve të zhvilluara për vlerësimin e nxënësve 15-vjeçarë. Fillimin në këtë program, Shqipëria e ka në vitin 2009, por unë jam sot këtu për të shprehur denoncimin, natyrisht dhe keqardhjen më të thellë për rënien dramatike të treguesve mbi të cilët bazohet ky studim periodik, leximin, matematikën dhe shkencën, tre fushat kryesore, të nxënësve në Shqipëri. 

 

Shqipëria sigurisht nuk ka qenë në nivelet që duhej të ishte në pikët në këtë program. Por Shqipëria realizoi një rritje vertikale gjatë viteve 2006-2013. Kjo ishte ana më pozitive e saj.

PISA e vitit 2022, e cila ka 8 vite të Rilindjes famëzezë të Shqipërisë dhe 1 vit nga qeverisja e mëparshme, pra kjo është PISA më e plotë e një qeverisje. 8 me 1.

 
 

Dhe kjo provohet dramatike, fatale në shumë aspekte për arsimin shqiptar. Kjo rënie, për të cilën zonja Sula do ju flasë gjerësisht, ka 2 shkaqe themelore.

Të parin, korrupsionin, korrupsionin, korrupsionin.

Të dytin, kalimin nga arsimi për Shqipërinë në arsimin e partisë. Nga mësuesit për Shqipërinë, në mësuesin e partisë.

Këto dy faktorë kanë bërë që ne të zbresim në të gjithë treguesit nën nivelin e vitit 2009. 

Të zhbëhet një arritje thelbësore, e cila në vitin 2018, në pikë, të kalohet mbi 400 pikë nga 470-480 në fusha. Ishte një ngjitje premtuese dhe kjo ngjitje përmbyset në mënyrë katastrofave, zbret nën nivelin e vitit 2009 dhe kjo është dëshmia më flagrante e shkatërrimit, e shpërbërjes së sistemit arsimor, që nga ajo që është një rivdekje e vërtetë e zhvillimit të Shqipërisë."

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...