Soros dhuroi mbi 50 milionë dollarë për grupet që simpatizojnë Iranin

Hënë, 11 December 2023 12:27

Miliarderi i ekstremit të majtë, George Soros, ka derdhur më shumë se 50 milionë dollarë në një rrjet grupesh që simpatizojnë Iranin.

Kështu raporton e përditshmja amerikane NY Post.

Sipas gazetës, anëtarët e këtyre grupeve kanë fituar ndikim të konsiderueshëm brenda Shtëpisë së Bardhë të Biden.

Ata po përpiqen që të shfuqizojnë sanksionet e SHBA ndaj Teheranit dhe po mbrojnë miratimin e një marrëveshje të rinovuar bërthamore. 

Të dhënat e shqyrtuara nga NY Post, tregojnë se Soros ka dhënë mbi 46.7 milionë dollarë vetëm për një grup të tillë që nga viti 2016.

Bëhet fjalë për Grupi Ndërkombëtar të Krizave, një institut i majtë i lidhur me një komplot të supozuar iranian për të manipuluar politikën amerikane.

Robert Malley, ish-i dërguari i posaçëm i SHBA në Iran, aktualisht nën hetim nga FBI për keqpërdorim të materialeve të klasifikuara, ishte president i këtij instituti deri kur iu bashkua administratës së Biden në vitin 2021.

“Soros ka financuar vazhdimisht organizata që veprojnë si apologjetë të regjimit iranian- duke minimizuar abuzimet e rënda të të drejtave të njeriut dhe duke punuar për të çuar përpara propagandën iraniane,” tha Gabriel Noronha nga grupi i ekspertëve ‘Polaris National Security’.

Paratë e Soros ndikuan në formimin e institutit që në vitin 1994 dhe miliarderi ishte administrues i besuar për vite me radhë, përpara se vendin t’ia kalonte djalit të tij dhe trashëgimtarit ideologjik, Alexander Soros.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...