‘Do ju çoj në zgjedhje të parakohshme’/ Rama tërbohet me deputetët e tij

Hënë, 11 December 2023 12:39

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në mbledhjen e grupit parlamentar.

Por ai u tërbua gjatë kësaj mbledhje.

Burime të SYRI TV thonë se Rama ka gjetur shumë pak deputetë në sallën e takimit.

Po ashtu, Rama është tërbuar edhe për faktin se deputetët e tij nuk po angazhohen. 

“A doni t’ju çoj në zgjedhje të parakohshme që silleni kështu,” raportohet se u ka thënë Rama në formë presioni.

Rama është treguar i ashpër me ligjvënësit socialistë që mungojnë në Kuvend, duke thënë se ka vëështirësi në mbledhjen e numrave.

Nga ana tjetër, Rama konfirmoi se do të vazhdojë goditjet ndaj opozitës parlamentare.

Rama tha se do miratohen edhe ndryshimet në rregullore, që përjashtojnë masa ekstreme për deputetët, duke përfshirë edhe përjashtimin me 60 ditë.

Edhe marrëveshja për emigrantët me Italinë do të miratohet në seancën plenare të kësaj jave, më 14 dhjetor.

Modifikuar më Hënë, 11 December 2023 12:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...