Në prononcimin për mediat ai e ka konsideruar si teatër politik këto procese gjyqësore, ku shtoi më tej se “në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babi, në darkë ekzekutohet masa e sigurisë.”.
Në lidhje me faksin që ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi i ka dërguar Ministrit të Mbrojtjes së kohës Fatmir Mediu me shënimin “për Shkëlzen Berishën”, ai tha se ajo shkresë nuk ka ardhur ndonjëherë në adresë të tij dhe nuk ka asnjë informacion për të.
Shkëlzen Berisha deklaroi më tej se Aldo Bumçin dhe Fatmir Mediun i ka njohur para se të bëheshin ministra dhe i ka miq edhe tani.
Shkëlzen Berisha: Tragjedia është hetuar apo jo, unë nuk jam as gjykatës dhe as prokuror. Ajo që mund të them që politizimin nuk e ka lejuar të vërtetën. Të 71 dëshmitarë ndahen në tre kategori, familjarë, ose punonjës të shtetit, ose kompanisë që kanë pasur lidhej me procesin, unë jam i vetmi dëshmitar që s’kam lidhje me këto tre kategori. Kam thënë që dëshmia ime një vit më parë s’ka asnjë lidhje me akuzën. Asgjë ato që thanë s’ka lidhje me akuzën, thirrjen time në këtë proces e konsideroj, skam asnjë informacion që mund ti shërbej akuzës, teatër politik. Në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babi, në darkë ekzekutohet masa e sigurisë.
Gazetarja: Por, ka një faks me emrin tuaj…
Shkëlzen Berisha: Kam dhënë dëshmi para një viti. Nuk di kush e ka nisur, nuk ka ardhur në adresën time. Ky faks as nuk është nisur nga adresa ime, as nuk ka ardhur në adresën time. I takon prokurorisë të mësojë nëse ky faks është origjinal. Zotin Aldo Bumçi dhe zotin Fatmir Mediu i kam njohur para se të ishin ministra, kur ishin ministra, i kam miq dhe tani
I pyetur se për çfarë ka komunikuar me ish-ministrin Mediu, Shkëlzen Berisha tha se kanë komunikuar për çështje personale të Fatmir Mediut.
Në lidhje me masën e arrestit për Sali Berishën, Shkëlzeni u shpreh: “Vendim grotesk. Kryetari i opozitës mbahet në arrest shtëpie, ndërkohë nuk ka akuzë. Donald Trumo ka 33 akuza dhe jo masë sigurie. Vendimet e prokurorisë janë të turpshme. Do bëj çdo lloj përpjekje që të takoj babain tim. Jam mbështetës i PD, kam qenë gjithmonë mbështes, por nuk qejf që të përfshihem politikisht.”