Shkëlzen Berisha reagoi në median sociale pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, që e vendos liderin e opozitës shqiptare në arrest shtëpiak, duke u rreshtuar me disa prej shteteve diktatoriale në botë.
“Kartolina e Ramës për Vitin e Ri është arrestimi dhe izolimi i liderit të opozitës!” shkruan Berisha.
Vendimi për kreun demokrat erdhi pas një serie shkeljesh ligjore dhe kushtetuese.
Edhe vendimi i të shtunës nga gjykatësja Irena Gjoka, ishte në shkelje të hapur të ligjit dhe Kushtetutës.
Ajo vendosi të mos i lejojë komunikimin një ligjvënësi.
Berisha është vendosur nën arrest shtëpiak edhe pse është nën hetim dhe ndaj tij nuk ka asnjë akuzë.