Disa shoqata shqiptare ne Romë janë organizuar që të protestojnë më 13 janar 2024, ora 15.00, përpara ambasadës shqiptare.
Gazetarja Alba Kepi njoftoi se protesta është për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të liderit të opozitës, Dr. Sali Berishës.
“Jo arrestim e paraburgim pa prova. Kërkojmë respektimin e të drejtave të njeriut dhe respektimin e Kushtetutës shqiptare.
Jo marrëveshje ndërqeveritare për kampet e refugjatëve në Shqipëri.
Ftojmë shqiptarët pa dallime që të mblidhen e të demostrojmë për dinjitetin tonë”, thuhet në njoftim.