Nga Dr. Agata FIJALKOWSKI
(Musine Kokalarit në një libër që na bën të skuqemi për të djeshmen dhe të turpërohemi për të sotmen)
Në mesin e vitit 2023, Dr. Agata Fijalkowski, Profesore e të Drejtës në Universitetin Leeds Beckett në Angli, botoi librin: “Ligji, kultura pamore dhe gjyqi popullor”. Ky libër i Dr. Fijalkowski – it duket sikur është shkruar për të treguar ngjashmërinë midis denimit që iu bë nga gjykatat komuniste, Kryetares së Parë të Partisë Social Demokrate të Shqipërisë, Musine Kokalari, në vitin 1946 dhe përndjekjes që si të ngjashmit e asaj gjykate po i bëjnë sot, pas 78 vjetësh, themeluesit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, dhe arkitektit të pluralizmit politik në Shqipëri, Dr. Sali Berisha, sot.
Ky libër i cili është një studim shumë i thellë filozofik i lidhjes që ka padrejtësia e shitur si drejtësi me imazhin, përbëhët nga 186 faqe ku një e treta i kushtohet Musine Kokalarit.
Libri perqëndrohet tek efekti që ka ana pamore ose mënyra e paraqitjes pompoze e “Gjyqeve të Popullit” në gjykatat e kontrolluara rreptë nga qeveritë e drejtuara nga Partitë Komuniste. Ajo përqëndrohet në tre vende tipike komuniste të pas Luftës së Dytë Botërore:
1.- SHQIPËRIA. – Shembulli i parë është marrë nga Shqipëria dhe ka të bëjë me rastin tashmë të njohur Musine Kokalari, e para inisiatore e themelimit të një partie opozitare në Shqipëri.
Autorja thotë për Musinenë:
“Ajo ishte një martire e vërtetë e lirisë. Ajo është e para që formuloi në mënyrë lapidare idenë e pluralizmit në Shqipëri. Ajo e mbroi vetveten në gjyq ku midis të tjerave tha:
‘NUK ËSHTË E NEVOJSHME TË JESH KOMUNIST QË TA DUASH SHQIPËRINË.”
2.-POLONIA – Shembulli i Dytë me të cilin ilustron veprën e saj autorja është marrë nga gjykimet në Poloni. Ajo thotë se praktika e emërimit të gjykatëve në Poloninë sovjetike ishte:
“Autortetet duhet të emërojnë kandidatë të cilët nuk i kanë arritur kërkesat bazë deri në atë masë sa të meritojnë emërimet nëpër gjykata. Prandaj duhet të ngrihen shkolla të posaçme të kontrolluara nga Ministria ë Drejtësisë që të trajnojnë gjykatës që të bëjnë gjyqet popullore.”
E gjitha kjo mbështetej plotësisht nga propoganda e përditëshme sovjetike e ligjeve” shton autorja.
3.- GERMANIA LINDORE – Shembulli i tretë është marrë nga Gjermania Lindore. Ajo që është esenciale në rastin e Gjermanisë Lindore është thënja e Walter Ulbricht – it, udhëheqësit komunist Gjermano – Lindor, i cili thotë tekstualisht:
“Drejtësia duhet të duket demokratike, por neve duhet të kemi çdo gjë, pa përjashtim çdo gjë, nën kontrollin tonë të rreptë”.
Interesi i vazhdueshëm kërkimor i Dr. Fijalkowski – it në analizën e drejtësisë së pas Luftës së Dytë Botërore në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore është dukshëm ndërdisiplinor dhe bazohet në punën arkivore tërësisht shkencore.
Libri i saj “Ligji, kultura pamore dhe gjyqi popullor” merret me pamjen, fotografitë, si pjesë përbërëse të represionit ligjor të imponuar nga gjykatat politike në sisteme diktatoriale, komuniste, sovjetike.
Autorja përveç materialeve shkencore ka shkruar edhe disa skenarë për filma të shkurtër dhe ka bashkëpunuar në një seri televizive dramatike. Skenarët e saj janë nxitur nga njerëz dhe tema të trajtuara në punën e saj akademike ligjore.
Ajo ka bërë filmin e shkurtër, “artistik” kushtuar Musine Kokalarit (1917-1983) me titull:
“Një heroinë e mbetur pa këngë” në vitin 2017, si pjesë e një ekspozite për shkrimtaren dhe disidenten politike shqiptare. Ajo u ekspozua në Muzeun Kombëtar të Shkencës dhe Medias në Bradford.
Autorja tregon se si njerëzit e ligjit, në sisteme diktatoriale bëhen vegla të politikës, bien nën ndikimin e autoriteteve për të realizuar agjendën e tyre politike me mjete ligjore.
Shënim: Fotografitë janë marrë nga libri i Dr. FIJALKOWSKI – t.