Avokatët e liderit të opozitës Sali Berisha kanë ankimuar vendimin e 30 dhjetorit që ka marrë nga Gjykata e Posaçme e cila zëvendësoi masën e sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie.
Berisha qysh prej ditëve të fundit të vitit 2023 është në arrest në shtëpi pas vendimit politik të GJKK-së.
Berisha e ka cilësuar një gjë të tillë si një vendim të marrë nga drejtësia e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë deputetët dhe simpatizantët demokratë kanë shkuar gjatë ditës së djeshme poshtë pallatit ku banon Berisha në shenjë mbështetje për liderin e opozitës.