Argita Malltezi ka folur për mediat sërish ditën e sotme nga poshtë pallatit ku i lideri i opozitës qëndron në arrest shtëpie dhe qindra mbështetës janë mbledhur në shenjë solidarizimi.
Ajo u shpreh se gjatë ditëve të arrestit në shtëpi ish-kryeministrit ka qenë duke punuar dhe duke u marrë me çështje të organizimit të partisë.
Sa i përket mundësisë për ashpërsimin e masës së sigurisë nga SPAK duke marrë parasysh organizimet e fundit, ajo tha se “në shtetin pa ligj nuk ka asgjë që nuk mundet të ndodhë”.
Si i ka kaluar këto ditë Berisha?
Babi ka qenë në punë non stop. Edhe kur ka qenë me grip u angazhua në mesazhin që u përçua në mënyra të ndryshme për simptaizantët, por edhe më çështje të tjera të organizimit. Ka qenë më i qetë dhe i përqëndruar, por me punë intensive.
A mendoni se SPAK mund të kërkojë ashpërsim të masës së sigurimit?
Tashmë nuk them për asgjë nuk mundet. Në këtë shtet pa ligj që shkel kushtetutën. Ky është një vendim i pabazuar në ligj.