Nga Tritan Shehu:
Lord Cameron ne Kosove, mesazhe te qarta, rendesi e vecante!
Ishte nje vizite me rendesi e efekte shume te forta e te medha, vizita e Lord Cameron ne Kosove.
Nje vizite, qe megjithese kishte si objektiv formal takimin me ushtaraket Britanike aty, doli shume me tej kesaj kornize duke marre nje vlere e rol te vecante sigurie.
Kjo per vete momentin e problemet e medha aty e ne Ballkanin Perendimor.
Ishte jo vetem thjesht nje angazhim i Britanise per te vazhduar e forcuar misionin ne Kosove, por dhe nje rikonfirmim i rolit te atij vendi te madh per sovranitetin e Kosoves, duke thene:
“UK eshte krenar per mbeshtetjen afat gjate per Kosoven, sovranitetin e pavaresine e saj”.
“Stabilitet ne Ballkan, siguri ne Ballkan, duke ndaluar ata qe duan te krijojne destabilitet e te krijojne probleme, ky eshte interesi kombetar Britanik, ja pse une jam ketu.”-theksoi ai me poshte.
Duke dhene keshtu nje mesazh e paralajmeruar direkt ndaj tentaivave per te krijuar perseri destabilitete e konflikte.
Besoj se ky mesazh do te kete „shqetesuar“ ata qe vetem programojne e pregatisin provokacione.
Lord Cameron duhet falenderuar fort per kete qendrim krejt konseguent te tij e te Britanise se Madhe, ne mbrojtje te lirive, paqes, vlerave e europianizmit, jo vetem ne Kosove por ne Ballkanin Perendimor.