Mediat gjermane i kushtuan një rëndësi të madhe arrestimit të liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, nga drejtësia politike e Edi Ramës.
Ashtu si BILD, media më e lexuar në Europë, e cila e cilësoi Shqipërinë një vend ku sundon krimi dhe korrupsioni e që sundohet nga një drejtësi politike, në të njëjtën linjë ishte edhe televizioni publik gjerman, ARD.
Në hapësirën që i ka kushtuar arrestimit të liderit të opozitës shqiptare, në edicionin qendror të lajmeve, ARD pasqyron protestën e mbështetësve të opozitës shqiptare tek banesa e liderit të opozitës, Sali Berisha. ARD e përmbledh situatën në Shqipëri në një paragraf që thotë shumë:
“Kultura politike konsiderohet konfrontuese. Në një kohë që socialistët janë pasardhës të Partisë së Punës të diktatorit Enver Hoxha, Berisha ishte Presidenti i parë i zgjedhur me votë të lirë, pas rënies së diktaturës.
Ai akuzon socialistët se po bëjnë një fushatë hakmarrjeje kundër tij.”, - ishte komenti i ARD.
Kjo është edhe thelbi i gjithë sa po ndodh në Shqipëri. Arrestimi i liderit të opozitës nuk është i krahasueshëm me asnjë rast të mëparshëm në pluralizëm, ku një lider opozite vihet në masë ekstreme arresti dhe i kufizohet liria e shprehjes. Shto këtu edhe prokurori që kërkoi këtë masë ekstreme është një ish oficer i Sigurimit të Shtetit dhe kandidat për deputet i Partisë Komuniste.
Ndaj edhe e vetmja periudhë më të cilën mund të krahasohet ky rast është me arrestimet politike ndaj opozitës të Enver Hoxhës në vitet ’44 e më pas.