Kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha, postoi sot një video nga tubimi i mbrëmshëm.
“Mirëmëngjes miq, ndryshimi filloi!” shkruan Berisha.
“Ne nuk mposhtemi dhe dëshmia për këtë jeni ju!
Jeni ju me erën e ndryshimit. Së pari, kësaj rruge ia ndryshuat emrin.
Të rinjtë e quanin këtë Rruga e Salës. Vinin këtu e shijonin kafe dhe shërbime shumë të mira nga bizneset këtu përreth. Por ka disa ditë që kjo nuk quhet më Rruga e Salës, por rruga e Shpresës për çdo shqiptar. E shpresës sepse çdo shqiptar sheh te ne që qëndrojmë, që luftojmë, e kupton se ne jemi shpresa e vetme për ta.
Çdo shqiptar e kupton sot se është i tradhtuar. Qeveria ka tradhtuar shqiptarët. Për pushtetin e tij absolut, Edi Rama iu shkatërroi pluralizmin, iu shkatërroi demokracinë. Drejtësia ka tradhtuar shqiptarët, ajo amniston Edi Ramën, Erion Veliajn që me firmat e tyre kanë vjedhur qindra e qindra milionë euro dhe në vend të tyre burgos padrejtësisht, paturpësisht liderin e opozitës. Ky është një turp i madh,” u shpreh Berisha.