Nga Tritan Shehu:
Armatosja nga ShBA e Kosoves me “Javelin”, nje mesazh i forte gjeo politik!
Qeveria shqiptare nuk duhet te heshte, duhet te jete e para qe ta pershendese ate!
Dhenia e ketyre raketave ushtrise Kosoves nuk eshte nje akt thjesht ushtarak.
Ai ne realitet eshte nje veprim e mesazh shume i rendesishem politik, ne kete situate te rrezikeshme e plot provokacione ne Rajon.
Ne nje kohe kur Serbia si “shkopi” i Rusise kerkon te destabilizoje Bosnjen, provokon ne Veriun e Kosoves, ka hapur “dyert” per Mosken…
Pa asnje dyshim ky vendim amerikan eshte ne vazhden e pozicionimeve te qarta te Londres, Berlinit e te partnereve te tjere te rendesishem Perendimore.
Ndaj veprimeve te rrezikeshme serbe ne Rajon, qendrimeve e retorikeve te saj agresive per te ardhmen e maredhenieve me Kosoven, per stabilitetin e Rajonit.
Mareveshjeve me Rusine si dhe mos te vendosjes se sanksioneve ndaj saj.
Pra ne terresi eshte nje vendim politik, qe perkon jo vetem me sovraniotetin e Kosoves, por dhe me stabilitetin e integrimin e Rajonit.
Dhe si i tille duhet pershendetur me “ze te larte”!
Dhe “zeri” shqiptar duhet te jete mbi te tjeret…
Ndersa ketu as nuk “belbezohet”!