Thagma e re e Lulit: Janari dhe Shkurti janë muajt e fundit të vitit

Saturday, 13 Janar 2024 12:58

Pasi u zgjua nga gjumi me urdhër të Edi Ramës, për pazarin e 7-të votave për Reformën Zgjedhore, Luli doli dje në konferencë shtypi me Enkeljdin dhe Karabinën e tij.

Pas gati 2 vishtesh i zhdukur nga skena politike, Luli e ka nisur aty ku e kishte lënë me thagmat që bën vazhdimisht dhe i ka tipike të tijat, siç ishte rasti me tabelën e shumëzimit që 7 x 7 i bëjnë 42.

Ditën e djeshme Luli lëshoi një seri gafash gjatë koferencës ku nuk tha asgjë të re përveçse tregoi punën e pazarit me Ramën.

I pyetur se ku i kishte anëtarët e partisë, Luli u përgjigj me një qëtesi olimpike, “shumë kanë vdekur dhe pjesa tjetër kanë ikur jashtë…”

Por nuk ishte kjo e vetmja thagmë e Lulit, duke qenë se pjesën më të madhe të kohës e kalon në gjumë, atë pak kohë që rri zgjuar, Luli nuk lidhet me aktualitetin, nuk ka kohë, sepse e ka mendjen të kapë ndonjë pazar me Ramën, të marrë ndonjë kat pallati si gjobë ndërtuesve etj dhe nuk di se në ç’kohë jeton. Nuk di se kur fillon dita e kur mbaron, kur fillon muaji dhe kur mbaron, madje, Luli nuk di as cilët janë muajt e fillimit dhe ata të fundit të një viti.

Degjojeni në videon e mëposhtëme kur thotë me gojën e tij, “Këto katër muaj të fundit të vitit, Janar, Shkurt…”

Login to post comments