‘15 janar protestë’/ Bardhi: Aksioni i grupit parlamentar do vijojë! Rama kërkon eliminimin e opozitës

Saturday, 13 Janar 2024 12:55

Opozita do të vazhdojë aksionin e saj edhe gjatë seancës parlamentare të së hënës.

Gazment Bardhi tha gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, se opozita duhet të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese një sërë ligjesh. 

 

Gjithashtu, Bardhi ka folur edhe për krijimin e konfederatës së opozitës.

BardhiAksioni ynë në Kuvend do të vazhdojë edhe ditën e hënë, edhe në çdo seancë, derisa të përmbushen kushtet tona. Pra dita e hënë, 15 janar kemi protestë. Mbi formën dhe nëse është momenti për përshkallëzim mund të diskutojmë. Ne kemi shprehur gatishmërinë për zgjidhje, por ka qenë Edi Rama që kërkon eliminimin e opozitës. Këtë e kemi të papranueshme dhe ne duhet të përballemi me këtë realitet. Nga ana tjetër, kemi dy çështje që duhet ti dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese.

E para ligji special për grabitjen e Portit të Durrësit dhe faljen e pronës publike. E dyta, ligji për tatim fitimin për profesionistet e lira dhe shtresën e mesme, që parashikohet të paguajnë dyfishin krahasuar me oligarkët. Këtë pabarazi duhet ta godasim në Gjykatë dhe të mbrojmë interesin e 260 mijë qytetarëve. Gjithashtu, dua t’ju informoj mbi përpjekjet për bashkimin në një front të gjithë opozitës. Me aleatët po punojmë për një konfederatë bashkimi për të gjithë faktorët opozitarë. Të gjithë aleatët që janë në opozitë me Edi Ramën. Bashkë me Flamurin kam takuar Dukën, Mediun dhe Vasilin, ndërkohë që dje jam takuar edhe me Shpëtim Idrizin, që në parim nuk është kundër frontit opozitar por kërkon më shumë detaje sigurisht sesi do funksionojë kjo gjë. Po punojmë për një axhendë të përbashkët opozitare me të gjithë aleatët dhe do ua bëjmë të ditur.

Login to post comments