Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ishte në SPAK ku u mor në pyetje.
Pasi doli nga SPAK, Goro tha se ‘isha për të dhënë shpjegime’.
Kjo është hera e dytë që Goro paraqitet në SPAK.
Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës është marrë në pyetje për 3 orë në SPAK.
Burime të SYRI TV thonë se Jorgo Goro është pyetur rreth kallëzimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, ku po hetohen edhe ish-ministrja Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj Artan Gaçi, që gjithashtu janë pyetur nga SPAK.
Në kallëzim pretendohet me tokën e privatizuar, që iu dha Gaçit për investitor strategjik, ishte me dokumente të falsifikuara.