I quajti 'burrecë', Noka i përgjigjet Bashës: Burrnisë i vjen turp kur përmendet nga Luli...

E mërkurë, 17 Janar 2024 16:23

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës në lidhje me debatet e zhvilluara sot në Komisionin e Medias.

Me anë të një postimi në Facebook, Noka thekson se ‘burrnisë i vjen turp nuk përmendet nga Luli’.

Ndërkohë pak më herët, Basha shkruante ‘turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë. Kjo vetëm provon se sa të dobët janë’.
 

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Komisioni i Medias nën drejtimin e Flutura Açkës, po zhvillonte një mbledhje pa njoftuar deputetëvt e opozitës, por vetëm me deputetët e mazhorancës, gjë e cila solli dhe reagimin e deputetëve opozitarë, të cilët bllokuan mbledhjen.  

Deputetët e PD-së, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi i kërkuan llogari Flutura Açkës për zhvillimin e mbledhjes pa praninë e opozitës, duke e quajtur atë vegël të Edi Ramës. 

Login to post comments