Berisha në SPAK, Boçi: Pallati i Drejtësisë është kthyer në bodrum të diktaturës

Tuesday, 23 Janar 2024 12:26

Luçiano Boçi, nënkryetari i PD, duke pritur bashkë me demokratë të tjerë dhe mbështetës, daljen e kreut të opozitës, Sali Berishës, nga SPAK, ku ai u paraqit sot për t’u marrë në pyetje për herë të parë, deklaroi për SYRI TV:

“Jemi në mbështetje, në solidaritet të z. Berisha, por edhe në pjesë të kundërshtisë sonë ndaj mënyrës sesi veprojnë organet e regjimit ndaj Partisë Demokratike, ndaj liderit të PD-së. Është e trishtueshme të shohësh një Pallat, gjoja Drejtësie, i shndërruar në bodrumet e diktaturës, ku merren në pyetje eksponentët e e opozitës dhe për më tepër, lideri i PD-së, ish-Kryeministri, ish-Presidenti, në një hetim krejtësisht politik, pa fakte, në një proces të montuar politik, sepse edhe kjo e sotmja është vazhdim i këtij procesi të montuar. 

 

Kuptohet, mbështetja nuk është thjesht solidaritet njerëzor dhe politik, por është edhe thirrje për të gjithë qytetarët që së bashku të vazhdojmë atë aksion, mosbindje civile, për të shembur regjimin.

Lufta jonë është me Ramën, është me politikën dhe kjo drejtësi nuk duhet të performojë sipas politikës së Ramës, sipas pushtetit, por duhet të jetë një drejtësi krejt tjetër nga ajo që u shit gjoja shqiptarëve si drejtësi e re po që sot imiton pikërisht drejtësinë e para viteve ’90, sepse objektivi kryesor politik i kësaj drejtësie janë kundërshtarët politikë. 

E di që përdorin edhe termin e “ballafaqimit”, apo situatën ballafaquese, që “janë thirrur këtu” edhe ish ministra...

Janë thjesht garnitura për ta shitur sikur është drejtësi, por në fakt thelbi është institucion bransh politik i Partisë Socialiste, i ekzekutivit, për të goditur kundërshtarin politik, për të goditur Kryetarin e PD-së, z. Sali Berisha, për të goditur opozitën, pluralizmin në Shqipëri dhe demokracinë." 

Login to post comments