Flamur Noka: Altin Dumani është vrasës politik, po tenton të gjunjëzojë opozitën

Tuesday, 23 Janar 2024 12:30

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, në një prononcim për SYRI TV, tha se SPAK ka vetëm një qëllim, të luftojë opozitën.

“Ne nuk jemi sot thjesht në mbështetje të doktor Berishës, por jemi për të denoncuar këtë organizatë kriminale këtu, që u servir si drejtësi e re, por që rezultoi si hanxhar në duart e regjimit kundër opozitës.

Kjo ngrehinë këtu nuk bën drejtësi. Rasti i liderit të opozitës është mjaft ulëritës. Kur ata fabrikojnë për interesa politike, kur montojnë dosje të paqena për të dënuar liderin e opozitës, imagjinoni se çfarë i bëjnë një qytetari të lirë të këtij vendi.

Këtu, Altin Dumani nuk është thjesht si Dumani tjetër vrasës serial, por është vrasës politik. 

Me këtë akt, ai po tenton të vrasë opozitën, po tenton ta gjunjëzojë atë.

Këtu, Millonai është një marionetë politike në duart e Edi Ramës kundër opozitës.

Pra, e gjithë kjo ngrehinë ka vetëm një mision: misioni është lufta kundër opozitës për të montuar një regjim kriminal dhe për të likuiduar opozitën dhe demokracinë.

Qëllimi është që t’i tregojmë çdo shqiptari se sot në Shqipëri nuk ka më drejtësi,” tha Noka.

Login to post comments