Pasi mbylli pazarin me Edi Ramën për 7 vota për Refomën Zgjedhore, Luli Basha mendoi se ishte aktor në proces, por reagimet e fundit të OSBE dhe ambasadave përëndimore në Tiranë kanë tmerruar Lulin.
Prej ditësh OSBE/ODIHR dhe ambasadat po bëjnë thirrje që Refoma Zgjedhore vetëm me Ramën dhe Lulin, mund të jetë gjithçka, por vetëm reformë zgjedhore nuk mund të quhet.
Basha u ngrit nga gjumi me fishkëllimë të Ramës dhe mbajti dy qëndrime publike për Reformën, ku në njërin qëndrim tentoi ta paraqesë veten si aktor i vetëm në proces, kur tha se mua dhe Ramën na ka ndërmjetësuar ambasada e ShBA, BE dhe Britanisë për të bërë refomën.
Gënjeshtra publike iu përplas në fytyrë, po publikisht, Lulit nga vetë ambasadat përkatëse, të cilat e përgënjeshtruan në mënyre specifike çdo deklaratë të tij.
Pas kësaj Luli nuk zuri mend e nuk zuri vend, por vijoi të gënjejë publikisht dhe të bëjë sikur është aktor kryesore i Refomës. Në një kohë kur Enkelejdi i tij nuk gëzon mbështetjen e 90% të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, por vetëm atë Ramës.
Por sot (24 janar), OSBE ka përsëritur sërish deklaratat e mëparshme me gjuhë edhe më të fortë se, Reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse, në të duhet të përfshihen të gjitha vërëjtjet e rekomandimet e mëparshme të rapoteve siç janë blerja e votës, përdorimi i fondeve publike dhe presioni ndaj administratës në zgjedhje, porosi të gjitha për Edi Ramën si ekzekutuesi i këtyre shkeljeve në çdo palë zgjedhje.
Lulzim Basha, i cili nuk ka denoncuar kurrë qeverinë Rama për masakrat elektorale, po ndihet i frikësuar nga këmbëngulja e OSBE/ODIHR për Refomën Zgjedhore.
Frikë e cila duket ashiqare se i ka prishur pazarin pasi, siç e ka zakon, Basha merr kapar në pazare dhe nxjerrja jashtë loje do ta detyrojë të kthejë mbrapsht ndonjë gjë.
Dje Basha denoncoi nga Asambleja e Këshillit të Europës vjedhjen e zgjedhjeve nga Vuçiç dhe kërkoi hetim ndërkombëtar, gjë të cilën nuk e ka bërë kurrë për masakrat elektorale të Ramës në zgjedhje.
Me të njëjtën gjuhë, për të fshehur frikën reale që ka nga këmbëngulja e OSBE-së, Luli ka reaguar si ‘ndërkombëtar’ mbi deklaratën e tyre.
Pra njeriu që deri dje reagonte si palë, sot ka reaguar si ‘ndërkombëtar’ duke u bërë thirrje palëve që mos pengojnë procesin e Refomës.
Reagimi i Bashës pas deklaratë së OSBE/ODIHR:
Në një postim në rrjetin social “X”, Basha u shpreh se vlerëson thirrjen e OSBE ndërsa ka bërë thirrje për palët e përfshira në proces që të ndalin lojërat politike për interesa vetjake.
“Vlerësoj thirrjen dhe qëndrimin e OSBE/ODIHR për nevojën e menjëhershme të fillimit të punës për Reformën Zgjedhore. I bëj thirrje të gjitha palëve të ndalin lojërat politike për interesa vetjake dhe të nisim punën gjithpërfshirëse për t’u dhënë shqiptarëve një Reformë Zgjedhore në përputhje me pritshmëritë dhe aspiratat e tyre”, shkroi ai.