SPAK nis hetimin ndaj disa zyrtarëve të OSHEE, mes tyre Romeo Karaj dhe Elton Sevrani

E mërkurë, 24 Janar 2024 13:47

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rregjistruar procedim penal dhe po kryen hetime ndaj disa zyrtarëve të OSHEE-së.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se procedimi penal është regjistruar për disa vepra penale mes të cilave edhe korrupsionin. 

 

Pjesë e hetimeve është edhe një skemë korruptive ku kundrejt ryshfetit fshiheshin debite nga sistemi.

Me kërkesë të SPAK thonë të njëjtat burime, janë sekuestruar edhe sende e pajisje për llogari të hetimit mes të cilave edhe aparati celular i drejtorit të menaxhimit të kontratave Romeo Karaj, kompjutera etj.  

Elton Sevrani, administrator i një departamenti në “OSHEE group”, është gjithashtu subjekt i hetimit. Ka dyshime se janë me dhjetra rastesh ku disa zyrtar e punonjës kanë vepruar në koordinim.

Login to post comments