Apeli vendos nesër për masën e Berishës, avokatët kërkojnë shuarjen e masës

E mërkurë, 24 Janar 2024 18:03

Gjykata e Apelit pritet të shpallë nesër vendimin për masën e sigurisë ndaj liderit të opozitës Sali Berisha. Avokatët mbrojtjës që kryen apelimin, kërkuan shuarjen e masës së marrë më 30 dhjetor si të paligjshme. Gjykata vendosi që vendimin për shuarjen ose jo të masës  ta japë të enjten në ora 9. Me përfundimin e seancës avokati Genc Gjokutaj foli për mediat, duke sqaruar se Gjykata e Apelit nuk ka pranuar që të shqyrtojë kërkesën e tyre, në lidhje me afatet për përjashtimin e gjyqtares irena Gjoka nga procesi, duke akuzuar kështu për shkelje të rëndë nga Apeli.

Përtej kësaj kërkesës për përjashtimin e gjyqtares, avokati Genc Gjokutaj ngriti pikpyetje dhe mbi qëndrimet e SPAK, që deri dje argumentonin se masën shtrenguese e kërkuan se Berisha nuk paraqitej, ndërsa sot u mbajtën pas argumentit se vepra penale është e rëndë, duke shtuar këtu edhe faktin se me marrjen në pyejte të z. Berisha, pretendimet e SPAK nuk qëndrojnë më.

Sa i përketë vendimit të SPAK për të mos lejuar liderin e opozitës të marrë pjesë në  seancat parlamentare, Gjokutaj sqaroj se do të shqyrtohet në gjykatë më datë 1 shkurt, ku sërish gjyqtare do të jetë Irena Gjoka.

Login to post comments