Shehu: Universiteti i Gjirokastres nen goditje fatale- Mareveshja ne Spanje!

E mërkurë, 24 Janar 2024 18:37

Nga Tritan Shehu:


Universiteti i Gjirokastres nen goditje fatale- Mareveshja ne Spanje!
Urrejtje e Regjimit per Gjirokastren, dijen, tjetersim, ndoshta te gjitha se bashku?!
Rama dhe Kumbaro krejt befasisht deklarojne se kane firmosur nje mareveshje ne Spanje per nje kampus “diplomash telematike” universitare ne Gjirokaster!
1-Se pari kjo “mareveshje” eshte ndesh me Ligjin tone aktual te Arsimit te Larte!
Pra kemi te bejme me nje akt anti ligjor e te denueshem!
Nqs duhej bere ky hap, me pare duhet te ndryshoje Ligji e me ptej te firmoset mareveshja.
3-Se dyti kemi nje veprim “ilegal” per te cilin Universiteti i Gjirokastres nuk ka asnje dijeni, kur duhej te ishte i pari i involvuar ne kete proces!
Pse ky konspiracion, cfare fshihet mbas tij?
3-Se treti ky veprim i fshehte e i pa ligjeshem, shenon dhe fundin e Universitetit te Gjirokastres, nje universitet ai me tradita, i konsoliduar, vecanerisht ne fushat gjuhesore, mesuesise etj, nje simbol, jo vetem per Jugun e Shqiperise.
Eshte nje “colpo di grazia” per ate universitet me kaq kontribute.
Ne rastin me te mire eshte nje menyre per ta kthyer ate ne nje institucion te “mesimit ne distanca”, e pa ligjeshme aktualisht kjo ne vendin tone.
Pra per ta “tkurrur” ate Univeristet madhor ne nje “shtepi me dy dhoma e nje guzhine”!
Ne fakt duke shkaterruar qellimin e misionin e atij Universiteti, qe duhet te rrezatoje ne mbare vendin.
Cmontimi i atij Universiteti ka filluar prej disa vitesh duke e zvogeluar vazhdimisht, kthyer ne nje “rudiment” e zhdukur vlerat e tij.
4--Tashme paska ardhur momenti per t’i dhene atij “goditjen e fundit”!
Apo per te krijuar keshtu aktivitete private “On line” per perfitime te individeve me pronen publike?
Duke e kthyer keshtu Universitetin “Eqrem Cabej” ne placke tregu per plackitesit!
Kjo eshte politika e kesaj Qeverie, e Kryeministri dhe e deputetes, qe vecse po “zbrazin” ate Qytet e Qark jo vetem nga banoret, por dhe nga Vlerat.

Login to post comments