Afera McGonigal/ Berisha: Edi Rama nuk shpëton nga ndëshkimi i drejtësisë amerikane, nuk janë Damanë dhe Kraja ata

E mërkurë, 24 Janar 2024 22:38

Kryedemokrati Sali Berisha i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama se nuk shpëton nga ndëshkimi i drejtësisë amerikane në lidhje me aferën korruptive McGonigal.

Berisha i kërkoi Ramës tu thotë shqiptarëve sa para është duke paguar tani për t’i shpëtuar ndëshkimit të drejtësisë amerikane, por se nuk do të shpëtojë dot pasi ata nuk janë Dumanë dhe Kraja. 

 

Berisha: Edi Rama, ti në krye të grupit të strukturuar kriminal McGonigal-Dorian Duçka-Neza-Gjiknuri, etj, je bërë personi më i damkosur sot në Europë për korrupsion.

Duhet t’u thuash shqiptarëve sa para more me licencën që dhe për Damianin dhe Nezën. 

Duhet t’u thuash shqiptarëve sa para po paguan tani për t’i shpëtuar ndëshkimit dhe drejtësisë amerikane.

Por nuk shpëton se nuk janë Damanë ata, nuk janë Kraja ata.

Jo, jo, je i pashpresë, por në radhë të parë je i pashpresë, je i humbur sepse luftëtarët e Rrugës së Shpresës çdo ditë ecin të sigurt drejt fitores.

Rrugët, sheshet e Tiranës do shndërrohen në rrugët dhe sheshet e fitores.

Asgjë nuk mund të mposhtë opozitën pa realizuar qëllimet e saj.

Duke përfunduar, edhe njëherë shpreh besimin tim se luftëtarët e të vërtetës, se ju, njerëzit e kauzës së drejtë, njerëzit e betejës pa kthim për interesin e çdo shqiptari, do të çoni Shqipërinë drejt fitores.

Ne do fitojmë!

Rroftë fitorja, rroftë Shqipëria, rrofshi ju!

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments