Lira Pipa është emëruar zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Kujtojmë se ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është një dikaster i ri i krijuar nga kryeministri Edi Rama, në krye të të cilit u dekretua Blendi Gonxhe. Lira Pipa deri më tani ka punuar te Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, si shefe kabineti e Blendi Gonxhes, te cilin tani do ta kete minister.
VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Lira Pipa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU