Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar në ‘Rrugën e Shpresës’, kryetari i Partisë Demokratike ka bërë publik faktin se, SPAK me urdhër politik ka nisur hetimet për Belind Këlliçin.
Sipas Berishës, hetimi ndaj Këlliçit ka nisur vetëm e vetëm pse ka denoncuar vjedhjen e shekullit, inceneratorin e Tiranës nga Rama e Veliaj.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Të dashur miq!
Këto kohë, i tmerruar nga ju, i tmerruar nga misionarët e Rrugës së Shpresës, ai ka vërsulur institucionet në mënyrë të tërbuar kundër opozitarëve.
Deputetët e opozitës, eksponentë kryesorë të saj, vihen në përgjime, vihen në hetime vetëm e vetëm për deklaratat që bëjnë, për të vërtetat që i përplasin në fytyrë, kreut të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare.
Sot mediat njoftojnë se grupi i strukturuar kriminal me në krye Dumanin e partisë në SKAP, kanë çelur hetime për Belind Këlliçin, vetëm e vetëm pse ai dënon çdo ditë firmat në vjedhjen e shekullit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe amnistinë kriminale të Damanit dhe Krajës ndaj tyre.
Edi Rama, një proces të hapur ke në Uashington.
Siç njoftoi radio publike e SHBA, akuza është tmerrësisht e rëndë.
Ke korruptuar njeriun që me ligjin amerikan, me misionin e tij, kishte për detyrë të mbronte SHBA nga korrupsioni.
Një akt të tillë ndaj një vendi mik nuk e ndërmarrin kurrë partnerët, e ndërmarrin vetëm armiqtë e saj.