Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën se sot e mbron drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe të tjerë mercenarë prokurorë, por nesër shqiptarët do ia nxjerrin për hunde vjedhjet e tmerrshme që ka kryer në Shqipëri.
‘Edi Rama mendon se me një grusht mercenarësh do të mund të mposhtësh opozitën. Të garantoj se me aktet tua, po i bën gropën vetes tënde’, u shpreh Berisha gjatë protestës së mbështetësve të tij poshtë banesës në ‘Rrugën e Shpresës’.
Berisha: Miqtë e mi!
Edi Rama u vërsul me verbëri sepse nuk duronte dot dhe mendoi se do të dënonte Sali Berishën me heshtje.
Nuk duronte dot, tmerrohej nga denoncimet e tij.
Poshtë e përpjetë u thoshte enturazhit, mirë mua, po ç’ka me vajzën, mirë mua, po çka me Lindën?
Tani të them Edi Rama, par këtyre burrave dhe grave, se për çdo qindarkë të vjedhur këtyre shqiptarëve, do të mbaj përgjegjës gjithë jetën tënde.
Edi Rama, ligjet dhe Kushtetuta e këtij vendi ndalojnë kryeministrin dhe ministrat të mbushin xhepat dhe të pasurohen me buxhetin e qytetarëve, me pasuritë publike të vendit.
Kurse ti je modeli më i shëmtuar i hajdutit qeveritar të të gjitha kohërave.
Ti je kryeministri që duke deklaruar gjithsej 4 mijë euro, ndërtove saraje me oborr 5 mijë metra.
Ti je qeveritari, që ndërtove pallatin pesëkatësh për gruan dhe familjen e saj pa asnjë faturë.
Ti je njerku i artë, që bëre milionere thjeshtrën me mbi 50 tendera të fituara nga kompanitë ku ajo punonte.
Ti je kryeministri që rrite të ardhurat 16 herë, të deklaruara, po se ka të padeklaruara, vetëm duke vjedhur me gjithë familjarët e tu.
Ti je kryeministri, arkitekt i vjedhjes së shekullit. Gjer sot, vetëm me djegësin e Tiranës, këta qytetarë kanë humbur, iu janë vjedhur 130 milionë euro, të gjitha me firmën tënde, të gjitha për sipërmarrjen tënde dhe të Erion Veliajt.
Po sot të mbron Damani, të mbron Kraja, të mbrojnë larot dhe mercenarët e tu.
Por të garantoj se nesër, këta shqiptarë, një për një, qindarkë për qindarkë, do t’i nxjerrin për hunde këto vjedhje të tmerrshme.
Edi Rama mendon se me një grusht mercenarësh do të mund të mposhtësh opozitën.
Të garantoj se me aktet tua, po i bën gropën vetes tënde.
Sepse opozitën nuk e mposhtën dot paraardhësit tu, nuk e mposht dot as ti.
Sot ke një makineri të madhe propagande dhe mashtrimi.
Sot institucionet e narkoshtetit, Skapin, gjykatat, shërbimin e fshehtë i ke ndërsyer kundër opozitës.
Por mos harro se do bëhen pluhur njëlloj si paratë së bashku me to.