Nga Jamarbër Malltezi
1. Kanë fshehur konfirmimin e pronësisë së tokës (për të mos proceduar për kallzim të rremë Taulant Ballën). Kanë bërë pjesë të dosjes deshmi të rreme, POR kanë fshehur Fletoret Zyrtare që tregojnë se nuk ka pasur shpronësim por Rekuizim të përkohshëm. Pronësia e tokës ishte shkaku i shpifjes së Ballës dhe baza e kallzimit të tij penal!
2. Prokurorët kanë gënjyer (dhe kjo gënjeshter është bërë pjesë e vendimit të GJKKO) sikur familjet pronarët e kërkuan pronën pas 2005, kur në dokumentet e dosjes hetimore janë përfshirë vendimet e ish komisioneve të kthimit të pronave që e kanë njohur dhe pjesërisht kthyer pronën qysh në 1995 e në vijim, si dhe të drejtën e parablerjes.
3. Prokurorët e SPAK kanë gënjyer dhe kjo gënjeshtër është bërë pjesë e vendimit të GJKKO sikur familjet pronare nuk kishin gjithë tokën e Klubit. Familjet pronare kanë pasur mbi 21,000 m2 më shumë se siperfaqja e klubeve. Familja Begeja jo vetëm që ka pasur 28,200 m2 brenda territorit që u uzurpua nga ish Klubi, por ka pasur edhe 3,847 m2 përtej ish Klubit nga e cila sot figuron që kompania e Carlo Bolinos i ka grabitur rreth 1500 m2.
4. Kanë fshehur shkresat nga Ministrat socialistë Angjeli dhe Klosi ne 2005 për fillimin e procedurave të privatizimit ndonëse u janë bërë të ditura qysh para 5 muajsh kur ju dërguan bashkangjitur padisë për kallzim të rremë nga Balla.
5. Anashkalojnë ndërrimin e destinacionit nga Edi Rama me vendim KRRT 132/j datë 08.06.2006 duke keqparaqitur sikur është miratuar nga KRRTRSH që drejtohej nga Sali Berisha në fund të Nëntorit 2006. Por KRRTRSH nuk ka kaluar kurrë asnjë miratim pa Vendimin e KRRT së Tiranës. Edhe kur në 2005 qeveria doli kundra bashkisë në rastin e Zogut të Zi, Edi Rama solli në Tiranë Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Vendore të Këshillit të Evropës me 17 Janar 2006 dhe ka një Komunikatë Zyrtare nga ai institucion që deklaroi se KRRTRSH nuk përputhet me Kartën e Autonomisë Vendore të KE.
6. Kishin fshehur (nuk referuan) lejen e sheshit të ndërtimit firmosur nga Edi Rama me 19.12.2007 e zbardhur 06.01.2008.
7. Kishin fshehur (nuk referuan) lejen e ndërtimit me kusht qe ka miratuar KRRT e Edi Rames në shkurt 2008. Edi Rama nuk kalonte asnjë leje ndërtimi që nuk donte pasi përdorte sekretarinë teknike të KRRT (drejtorat e vet) si digë e nuk i fuste në rend dite.
8. Kishin fshehur vendimet e gjykatave edhe të Shkallës së parë dhe të Apelit 2008-2010 që u shprehen se leja quhet e dhënë kur miratohet dhe jo kur zbardhet nga Bashkia.
9. Kishin fshehur 3 shkresat e kundraligjshme të Kryeinspektorit të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të Edi Ramës lëshuar në 2010 pasi kishte dalë vendimi i Gjykatës i formës së prerë. Edhe keto 3 shkresa të kundraligjshme i janë dorëzuar SPAK para 5 muajsh bashkëngjitur kallzimit për Taulant Ballën.
10. Kishin fshehur vendimet e gjykatave edhe të Shkallës së parë dhe të Apelit për shpërblim dëmi që gjetën Edi Ramën në shpërdorim detyre me dëm rreth 330,000 euro!
11. SPAK fshehu hartat e Zonimit Funksional të paraqitura nga Urbaplan në Dhjetor 2008 që janë të firmosura nga Edi Rama dhe 10 drejtore të Bashkisë që ndryshojne destinacionin e gjithë zonës së madhe të ish Klubit nga zonë sportive në “Zonë Banimi me parametra të mesëm dhe të lartë urban”. SPAK ka fshehur vendimin e KRRT të Edi Ramës nr. 238 të datës 27.12.2008 dhe hartat shoqëruese.
12. SPAK fshehu vendimin gjyqësor të formës së prerë të falsifikimit te ish pishina. Kanë shkruar se udhëzimi për fshirje nga ZRPP (i paraqitur nga ish drejtori i ZRPP dhe ish Ministri për të trajtuar mijra fallsifikimet në ZRPP) u shfuqizua pas disa vitesh nga Gjykata Kushtetuese por nuk tregon që kjo çështje u gjykua për 7 vjet dhe ka vendim të formës së prerë që ishte falsifikim.
13. Kishin fshehur (dhe nuk referonin) kontratën e familjes Begeja me kompaninë ndërtuese në 2007 ku parashikohej se cilido nga familja Begeja mund të hynte në bashkëinvestim deri në 25% te pjesës së vet.
14. SPAK fsheh kontratat e blerjes së tokës nga Prof. Malltezi qoftë brenda bashkëpronarëve të familjes Begeja, si edhe tek bashkëpronarët e familjeve të tjera (Saliaga, Llagami e Alimehmeti). Të gjitha kontratat i kanë sekuestruar nga të gjithë noterët përkatës në Tiranë ndaj fshehja e dokuementeve është shpërdorim detyre. Keto kontrata i kanë fshehur që ti qendrojnë narrativës së Taulant Ballës se Malltezi hyri me 114 m2 POR ndonëse kanë makinë llogaritese dhe mund të bënin një pjesëtim të konfirmonin se Prof. Malltezi 410 m2 nga trashegimia, ai bleu edhe mbi 2,100 m2 të tjera nga bashkëpronarët.
15. SPAK fsheh 350 kontrata të shitjes së apartamenteve dhe dyqaneve fill me marrjen e lejes së ndërtimit dhe kur nuk kishin filluar ende ndërtimi fizik (2010-2011). Shitja në gropë me kontrata me çmim 20% më të ulët se tregu u perdor për të siguruar financimin e projektit.
16. Prokurorët kanë disa faqe insinuata nëse ish Klubi ishte në Planin e Përhapjes së Forcave të Armatosura apo jo. Ka mbi 30 shkresa me Ministrinë e Mbrojtjes, Shtabin e Ushtrisë dhe Presidencën se kur ishte dhe kur është nxjerrë jashtë Planit të Përhapjes. Prokurorët politike kanë disa konfirmime, përfshi edhe 9 ditë para se të burgosnin Prof. Malltezin se ish Klubi nuk ka qenë as në Planin e Përhapjes së Forcave të Armatosura as ne vitin 2004 dhe megjithatë kanë tentuar që të zhbëjnë një dokument zyrtar me deshmi të rreme.
17. Prokurorët e SPAK kanë gënjyer dhe kjo genjeshtër është bërë pjesë e vendimit të GJKKO sikur Klubet sportive funksiononin normalisht ndërkohë që ka (i) formularë me firmën e Edi Ramës asokohe se të gjithë objektet ishin zënë forcërisht (ii) shkresë nga Zv.Ministri i Sporteve e 2006 që shkruan se Ministria e Sporteve as nuk e kish marrë në inventar Klubin Shumësportësh pasi është e uzurpuar me familje informale, dhe (iii) Ministria e Mbrojtjes as nuk e posedonte dhe as administronte ish Klubin.
18. Prokurorët e SPAK përveç që kanë fshehur vendimin e Edi Ramës me 10 drejtorët e Bashkisë për zonimin funksional të Tiranës firmosur me 27 Dhjetor 2008, kanë fshehur/keqparaqitur edhe Planin e Përgjithshëm Rregullues të 2012 i cili ka inkorporuar në të hartën e zonimit funksional të miratuar në atë vendim. Ai zonim funksional i Dhjetorit 2008 paraqet gjithë zonën në fjalë si Zonë Banimi me parametra të lartë urban”.
19. SPAK fshehu (nuk referoi) Vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 57, datë 24.12.2012 që miratoi Planin e Përgjithshëm Rregullues se Tiranës që kish parashikuar edhe shkollën tek toka që pronarët e lanë “VAKEF” por që Edi Rama firmosi 4 VKM për t’ia falur Bolinos.
20. SPAK nuk pranoi të administrojë Ekspertizën e pavarur financiare pasi dukej se binte ndesh me pretendimet dhe sajesat që duan të mbajnë.
21. SPAK nuk pranoi te administrojë fjalimin publik të Edi Rames ne Kongresin e PS (09 Prill 2022) dhe Asamblene e PS (07 Maj 2022) ku urdhëron 2 herë SPAK të veprojë kundër Berishës pasi “po deligjitimohet SPAK dhe gjithë reforma në drejtësi”. Ky urdher i thënë publikisht nuk pranohet të bëhet pjesë e dosjes se tregon nënshtrimin politik të drejtësisë!