Altin Dumani e pranon: Prokurorët dhe gjykatësit flirtojnë me pushtetin

E Enjte, 25 Janar 2024 11:56

Në një takim informal nga Shkodra, kreu i SPAK, Altin Dumani, tha se SPAK si institucion është i pavarur për shkak të fuqisë që i ka dhënë Kushtetuta e vendit, mirëpo nuk e ka përjashtuar as mundësinë e një “flirtimi me pushtetin”.

Ai tha se kjo pavarësi për të cilët po flitet e që është vënë shpeshherë në dyshim, është fakt, mirëpo e gjitha varet nga integriteti i secilit prokuror apo gjykatës. “Mund të jesh i pavarur, por zgjedh të flirtosh me pushtetin”, tha Duamani në fjalën e tij.  

“Për të qenë të suksesshëm në luftën kundër korrupsionit duket legjislacion i mirë dhe struktura të specializuara dhe këto struktura. Ne kemi pavarësi totale të garantuar nga Kushtetuta. Nuk kemi marrëdhënie varësie me pushtetet e tjera. Mirëpo, gjithçka varet nga integriteti i secilit prokuror dhe gjykatës, mund të jesh i pavarur, por zgjedh të flirtosh me pushtetin”, tha Dumani.
 

Kreu i SPAK ka folur për herë të parë nëse do të thërritet në SPAK, kryeministri Edi Rama për çështjen McGonigal. Dumani është shprehur se nuk mund të jepte përgjigje për çështje të caktuara, por ka bërë të ditur se të gjithë do japin llogari në SPAK.

Nga qyteti i Shkodrës, Dumani ka thënë se:  “Nuk mund të përgjigjem për pyetje te caktuara. Nuk ka rëndësi emri, por provat dhe nuk ka rendësi pushteti që ka dhe në një moment do t’i duhet kujtdo që të vijë dhe të japë llogari ne SPAK apo gjykate”.

Ai përfundoi duke thënë se SPAK po punon për t’i dhënë fund mitit të pandëshkueshmërisë, përtej emrave dhe pushteti që mund të kenë ose kanë pasur individët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...