Beqaj ‘1 rrugë e 2 punë' në SPAK: Mora hardisukun që më sekuestruan

Premte, 02 February 2024 17:26

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka mbërritur të premten në mëngjes në Prokurorinë e Posaçme, ku ndryshe nga herët e tjera, zgjidhi dy çështje në të njëjtën ditë. Ai mori një hardisk të sekuestruar nga SPAK për llogari të hetimeve që po kryhen ndaj tij, ndërsa regjistroi edhe emrin në kuadër të detyrimit për tu paraqitur në zbatim të masës së sigurisë. Beqaj refuzoi ti përgjigjej deklaratës së Arben Ahmetaj se ai ishte amnistuar nga SPAK me masë sigurie të butë.

SYRI TV 

 

Ilir Beqaj kreu dy lëvizje brenda ditës të premten në Prokurorinë e Posaçme. Ai regjistroi emrin para agjentit të policisë gjyqësore në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje, ndonëse jo si çdo të premte në orën 15:30 por në orën 9 të mëngjesit. Pasi qëndroi 40 minuta në SPAK, me një pajisje në duar, Beqaj komentoi shkurt motivit që e dërguan në SPAK.

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi për emisionin “Çim Peka Live” të Enjten, se mes të tjerëve Ilir Beqaj ishte amnistuar nga SPAK, e pyetjes së Syri TV rreth kësaj deklarate, Beqaj iu shmang duke refuzuar të flasë.

Ish-ministri Ilir Beqaj po hetohet për 3 episode, e para ka të bëjë me dosjen e sterilizimit për të cilën I është ngritur akuza për falsifikim dhe shpërdorim detyre. Ai po hetohet edhe për të ashtuquajturën aferën e Chekapit dhe së fundmi mbi pasurinë dhe faturat e majme, me dyshimet se mes të tjerave ka përfituar edhe në funksionin e drejtorit të menaxhimit të fondeve europiane për Shqipërinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...