Jamarbër Malltezi: SPAK si letër higjenike e Edi Ramës

Premte, 02 February 2024 17:28

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra nga ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, në drejtim të Edi Ramës dhe Erion Veliaj për aferën e inceneratorëve dhe mbrojtjen që kanë nga SPAK.

‘SPAK si letër higjenike e Edi Ramës’, shkruan Malltezi në Facebook, duke publikuar akuzat e bëra nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, në drejtim të Edi Ramës dhe Erion Veliaj për inceneratorin e Tiranës dhe EcoParkun e Porto Romanos, ku thjeshtra e kryeministrit përfitoi 19 milionë euro nga projekti.

 

Fjale e Berishës në parlament: Thirrja ime është Arben Ahmetit, të bëhesh i penduar i drejtësisë. Ke vetëm një rrugë, ke vjedhur për të vjedhur, mos e diskuto se nuk je kurrë ti që nuk vjedh dhe të zbërthesh të gjithë veprimtarinë e organizatës kriminale. Por Edi Rama është përgjegjësi numër 1 është autori i firmës pas Enti Kombëtar i Prokurime i tha se kjo procedurë është antiligjore.

Fjala e Berishës para gazetarëve: Afera McGonigal po avancon, hetimet po thellohen. A ka prokurori në botë që përballë fakteve të tilla hesht përveç ‘Skapit’ të partisë? 

Fjala e Berishës nga 'arresti i shtëpisë':EcoParkun e Porto Romanos në të cilën Edi Rama familjarisht zhvati me një firmë 80 milionë euro.

Në korrik të 2019-ës, ky hajdut i paskrupullt që mbrohet nga Dumani u thotë shqiptarëve se atje do të ndërtoj një Ecopark dhe do ta ndërtojë me sektorin privat. Pas kësaj tenderin e anulon me urdhër Rama dhe vetëm 18 ditë më vonë pa tender firmoset marrëveshja për 19 milionë euro me kompaninë VictoriaInvest dhe Demare. Edi Rama foli në korrik të 2019-ës për parkun por Klodian Zoto ishte kujtuar që në prill të 2019-ës të kontraktonte një kompani ku ishte thjeshtra e Edi Ramës për të bërë projektin e Porto Romanos, 3 muaj pasi Rama ta shpallte, 6 muaj para se të behej projekti.

Pra i rikujtova këto se vjedhja e shekullit është vjedhja e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Morali zero i drejtësisë së re, e reformës së Xhorxh Sorosit që e shndrroi drejtësinë ne degë ekzekutivi, armike të të drejtave dhe lirive të shqiptarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...