Intervista e Ahmetaj, Baton Haxhiu: E rëndë, na tregoi se Veliaj dhe Balluku spiunokan në ambasadën e SHBA

Hënë, 05 February 2024 21:50

Intervista e Arben Ahmetaj dhe jehona e saj vazhdojnë të jetë e fortë edhe pse dy personazhet kryesorë të saj, Edi Rama dhe Erion Veliaj, heshtin.

Kjo jehonë është edhe tema e sotme e ‘Çim Peka LIVE’. 

 

Analisti Baton Haxhiu pasi e falënderoi gazetarin Çim Peka për intervistën dhe tha se ndihej xheloz që nuk e kishte bërë ai, deklaroi se ajo ishte intervistë ishte e rëndë politikisht.

Sipas Haxhiut, intervista ishte e rëndë edhe për shkak të daljes së sekreteve, tregoi se Erion Veliaj dhe Belinda Balluku shkojnë dhe bëjnë spiunime në ambasadën e SHBA

‘Më vjen keq që këtë intervistë nuk e kam bërë unë, sepse është arritje në gazetari, sepse njerëzit që janë në ilegalitet dhe në ikje, siç duket ka besimin më shumë tek ti.

Gëzohem shumë kur kolegët qëllojnë në pikë në profesionin e tyre. Ben Ahmetaj është njeri që di shumë, ka qenë njeriu më i përfolur në këto kohë. Kjo është çfarë i përket pjesës së parë. Nuk mund ta mohoj këtë që dhe unë do kisha pas dëshirë ta kisha pasur në interviste.

Ben Ahmetaj ka bërë një intervistë krejtësisht politike, e rëndë, shumë e rëndë, një intervistë që nuk krijon besim për faktin se është Ben Ahmetaj.

E para, ka qenë njeriu në dytë në qeveri, nuk është në vend që të përballet me faktet.

E para nuk janë të besueshme, për arsye sepse njeriu ballafaqohet me një të vërtetë dhe ai është dashtur të qëndrojë këtu dhe nuk duhej të gjente justifikime, se nuk do të bëhej kokë turku.

Barrë të provës juridike, Arben Ahmetaj nuk kishte, ai ka dhënë intervistë politike shumë të rëndë. Ai tregoi se sa është beteja në mes të atyre që quhet beteja për të ardhmen e PS. Aty shihet pse sulmohet Erion Veliaj dhe jo Belinda Balluku. Është selektive mënyra se si sulmohen. Ai aludimet i kishte te fuqia e Edi Ramës.

Ajo që dua të them ishte mungesa e dinjitetit, kur ai tha se, unë bashkëpunoj dhe flas me 3 shërbime.

Një njeri që punon për shtetin, që është zv/kryeministër, nuk guxon që sekretet e brendshme ti dërgojë tek shërbimet. Ai është për burg menjëherë.

Jo ai, por edhe kryeministri që bëjnë kontakte jo zyrtare që shënohen apo jo në regjistrin e shtetit, ata bëjnë të njëjtin veprim. Aq më keq që tha se, dy njerëzit kryesorë, Belinda Balluku dhe Erion Veliaj kanë spiunuar në ambasadën e SHBA.

Kjo për një zv/kryeministër është e rëndë dhe për qeverinë Rama është e rëndë, që njerëzit e tij realisht bëjnë veprime, ose dekonspirojnë gjëra të tilla që nuk janë të dinjitetshme.

Unë mendoj se ka bërë gjënë më katastrofike për karrierën e tij politike’, tha Baton Haxhiu në SYRI TV.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...