Paloka: Deputetë të PS kanë pranuar në Uashington se lideri i PD është Sali Berisha!

E mërkurë, 07 February 2024 18:27

I ftuar në “Ditarin e mesditës “në A2 nga Denisa Pasholli, ishte kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka. Ai u pyet në lidhje me protestat e opozitës poshtë banesës së Berishës, aksionin opozitar dhe përplasjet më të fundit në Kuvend dhe Parlament.

I pyetur në lidhje me faktin se kush është kryetari i Partisë Demokratike, Paloka tha se, jo vetëm deputetët demokratë, por ka edhe nga ata socialistë,, të cilët e kanë pranuar edhe në Uashington se kreu i PD është Sali Berisha. 

 

“Unë besoj se qëndrimet se, qëndrimet jo vetëm të z. Bardhi, por edhe të deputetëve të tjerë kanë qenë mëse të qarta. Por, jo vetëm brenda PD, por së shpejti mbase do të merrni lajmin që, edhe deputetë brenda Partisë Socialiste kanë pranuar edhe në Uashington se, lider i opozitës është Sali Berisha dhe këtë nuk e diskuton njeri. Pastaj qëndrimet personale, e dua apo nuk e dua Sali Berishën apo Gazment Bardhin, këto janë çështje të tjera. Shumë nga ne sa herë që votojmë për kryetarin apo kryesinë sigurisht që kemi përzgjedhjet tona, kemi zgjedhjet që bën gjithsecili. Nëse dikush nuk e do Berishën si kryetar, nuk do të thotë që nuk e njeh si institucion. PD ka rëndësi që sot është një, ka një qëllim. Unë mendoj që e gjithë opozita sot është në një front, dhe nuk mund të ndodhë ndryshe. Nëse ne nuk arrijmë të realizojmë këto gjëra që varet vetëm nga ne, për të realizuar bashkimin e opozitës, pastaj është e kotë që të gënjejmë njerëzit e tu themi se jemi në betejë për të rikthyer demokracinë në Shqipëri.”, u shpreh ndër të tjera Paloka.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...