Punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore disa muaj pa u paguar, institucioni në varësi të Belinda Ballukut në krizë financiare

E mërkurë, 07 February 2024 18:29

 

Punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), e cila është në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë tre muaj pa marrë pagat.

Denoncimi erdhi nga disa prej tyre në News24 dhe për ta verifikuar atë, News24 kontaktoi me zyrtarë të agjencisë, të cilët as nuk e mohuan as nuk e pohuan këtë të dhënë, por thanë se do kontaktojnë më vonë për një sqarim.

Është e paqartë se pse situata në AKBN ka përfunduar në këtë gjendje. Kjo agjenci është e organizuar në mënyrë të tillë që i siguron të ardhurat me vetëfinancim, ku për çdo licensë në sektorin energjetik, minerar dhe hidrokarbur paguhen tarifat përkatëse.

Për nga natyra e asaj që administron, AKBN duhet të ishte një nga agjenci publike më fitimprurëse. Sipas statutit, AKBN është përfituese direkte e koncesioneve në energjetikë, miniera dhe fushat e kërkimit të naftës dhe siguron të ardhura nga shitja e pjesës së shtetit në një marrëveshje hidrokarbure.

Po ashtu Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore mund të marrë para nga projekte nga buxheti i shtetit.

Njëkohësisht për çdo shërbim në AKBN paguhen tarifa marramendëse, dhe subjektet që marrin leje energjetike, minerare apo hidrokarbure janë të detyruara të paguajnë bonuse për kualifikimin dhe administrim e projektit.

AKBN është përgjegjëse për mbikqyrjen e qindra koncesioneve në Shqipëri, të HEC-ve private, fushave të naftës dhe minierave, për të cilat ajo vjel “fee koncesionare”, ndërkohë që ka më shumë se tre muaj që nuk jep pagat e punonjësve.

Tre javë më parë ministrja e energjisë Belinda Balluku me një lëvizje të beftë njoftoi emërimin e drejtorit të ri Petrit Malaj në krye të kësaj agjencie, por nuk u tha asgjë se cili ishte fati i ish drejtorit Adrian Bylyku dhe përse ai u largua nga detyra.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...