'A e keni kërcënuar Arben Ahmetajn?' - Rama prapë nuk përgjigjet, po ndërsen SPAK-un ndaj ish-zëvendësit

Diel, 11 February 2024 19:58

"A e keni kërcënuar Ahmetajn në mbledhjen e Kryesisë?" ishte pyetja që iu drejtua sërish sot Kryeministrit Edi Rama nga gazetarja e SYRI TV edhe në përfundim të Asamblesë së PS.

Ndërkohë që ish-krahu i tij i djathtë e ka akuzuar publikisht Kryeministrin se e ka kërcënuar në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, Rama nuk i është përgjigjur kësaj pyetjeje, duke konfirmuar kështu akuzat e Arben Ahmetajt se ai e kontrollon drejtësinë dhe bën 'koka turku' kë të dëshirojë duke urdhëruar SPAK-un. 

 

Këtë gjë Rama e bëri edhe sot kur u pyet nga gazetarja Ambrozia Meta nëse e kishte kërcënuar apo jo Ahmetajn dhe Rama tha se drejtësia duhet të merret me të.

"Partia Socialiste e ka shumë të qartë pozicionin e vet, - tha Rama. -  Ju mund të pyesni sa herë të doni, mund të komentoni çfarë të doni, është liria dhe e drejta juaj të bëni komente për çdo gjë, por është detyra jonë që drejtësisë t’i japim të gjitha mundësitë të bëjë punën e vet e pashqetësuar nga ndikimi i pushtetit ekzekutiv, madje, e pashqetësuar as nga komentet e atyre që përfaqësojnë Partinë Socialiste.”

Modifikuar më Diel, 11 February 2024 20:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...