Berisha, denoncim të fortë për atentatin në Kurbin: Policia e përfshirë në krim

Diel, 11 February 2024 20:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta për përfshirjen e Policisë në atentatin e një dite më parë në Kurbin. Në një postim në Facebook, Berisha ka bërë publike pamjet e kamerave të sigurisë ku duket se autorët  kanë që të maskuar dhe të veshur me uniforma policie dhe i kanë bërë presion rojes së biznesit për t’u futur duke u prezantuar si efektivë. Kryedemokrati shpërndan edhe dëshminë e qytetarëve dixhitalë të cilët akuzojnë shefin e policisë së Kurbinit, Shkëlzen Metushi se ka bashkëpunuar me autorët e krimit, duke zhdukur kamerat e sigurisë.

Nga SYRI TV 

 

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë këtë të diel një denoncim të fortë lidhur më atentatin e një ditë më parë në Kurbin, ku mbeti i vrarë ekononisti i një firme intertesh dhe u plagos pronari Ardian Gjeloshi. Në një postim në profilin zyrtar në Fb,  Berisha ka publikuar pamjet nga vendngjarja, që sipas tij tregojnë se autorët të veshur me uniforma policie kanë dëmtuar kamerat e sigurisë. Në pamje shihen disa makina, por edhe një furgon policie nga i cili kanë zbritur disa persona. Të maskuar dhe të veshur me uniforma policie ata afrohen te dera e biznesit.

Ky denoncim  është bërë në llogarinë e Berishës nga qyetarët dixhitalë, që kanë  dijeni për ngjarjen të cilët akuzojnë policinë se është e përfshirë në atentat. Sipas dëshmisë së plotë të bërë publike nga Berisha, autorët qe kanë kryer vrasjen i kanë bërë presion rojës së biznesit duke u prezantuar si efektivë policie, ndërsa Shefi i Policisë së Kurbinit, Shkëlzen Metushi, ka ndihmuar në zhdukjen e kamerave duke bashkëpunuar me krimin.

 

“Sipas burimeve tona nga Kurbini bëhet me dije se autorët kanë hyrë në biznesin e z. Ardjan Gjeloshi të veshur me uniforma policie. Autorët i kanë bërë presion rojes së biznesit duke i thënë “hape portën se jemi Policia”! Autorët e krimit dyshohet se kanë qenë rreth 8 persona të veshur me uniforma policie.

Autorët kanë qene me dy makina Range Rover si dhe një Mercedez Benz. Për të arritur deri në atentatin e sotëm, autorët dyshohet se kanë pasur edhe ndihmën e Shefit të Policisë së Kurbinit, Shkëlzen Metushi.

Metushi disa ditë më parë ka shkuar në biznesin e A. ardjan Gjeloshi duke bërë kontrolle të befasishme si formë presioni.

Shkëlzen Metushi dyshohet se i ka ndihmuar autorët duke hequr kamerat që kishte vendosur biznesmeni Gjeloshi në fshatin Gurrëz dhe Fushë-Kuqe. Heqja e kamerave nga Shkëlzen Metushi është një ndihmë e fortë që Metushi i ka dhënë atentatorëve.

Bashkëpunimi i Policisë, më saktë i shefit Shkëlzen Metushi me krimin në Kurbin çoi sot në ngjarjen e rëndë ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos brenda në biznesin e tij pohojnë burimet nga vendngjarja.

Kjo video tregon sesi Shefi i Policisë në Kurbin, Shkëlzen Metushi thyen kamerat nga banesa e biznesmenit Ardjan Gjeloshi, që u plagos ditën e djeshme në Laç.”

Sipas dëshmitarëve, Shefi i Policisë së Kurbinit Shkëlzen Metushi është ushtar i Ben Qimes, se bën terror në Laç për llogari të bandave dhe se në zgjedhjet e 14 majit, ka kërcënuar edhe demokratët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...