Berisha: Në 20 shkurt shqiptarët të bashkohen për fitoren e pluralizmin, fitoren e demokracisë kundër mafias

Diel, 11 February 2024 20:02

Lideri i opozitës Sali Berisha ka i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në protestën e 20 shkurtit.

Sipas Berishës, ky bashkim i shqiptarëve është për fitoren e pluralizmit, për fitoren e demokracisë kundër mafias. 

 

Berisha: Para disa ditësh një polic, vagabond me mbiemrin Bistri, kishte lidhur një linjë të paligjshme përgjimi me të cilën spiunonte, ministrat, deputetët, drejtorët dhe me radhë.

Dhe gjasme Bistri punonte për Belindën.

Po ja pra, Bistri u kap linja u gjet, Belindës nuk i ndodhi asgjë, sepse kishte vepruar me urdhërin e Edi Ramës.

Kishte vendosur nën kontroll të plotë, bashkëpunëtorë dhe të gjithë për të kontrolluar besnikërinë e tyre ndaj Edi Ramës.

Në çdo vend të botës, intervista e Arben Ahmetajt ishte detyrim për dorëheqje, kurse në Shqipëri Edi Rama i kaloi këto me kodin e mafias, i kaloi me terror ndaj asambleistëve, të cilët duket se po i veçon si kokë turku të radhës.

Të dashur miq!

Edhe njëherë si përfundim në rast se mund ta vlerësonim asamblenë thjeshtë një film dal vivo, si ato të Martin Scorcezes, të organizatave kriminale, por kësaj here quhet asambleja e PS.

Krahasojeni atë me parlamentin e fjalës së lirë, rrugën e Shpresës, nata me ditën, e shkuara me të ardhmen.

Në dalje, Edi Ramës i doli përpara famëziu McGonigal.

Kërceu Rama nga sevdaja dhe ja mbathi, kur ju  bë pyetja.

U ndala në këtë analizë miqtë e mi, sepse dita po vjen, se 20 shkurti është dita e zërit të shqiptarëve, e idealit të shqiptarëve, dita e fitores së shqiptarëve.

Ndaj dhe në 20 shkurt ftoj çdo shqiptar të bashkohet me qëndrestarët e rrugës së Shpresës, të bashkohet me ju për fitoren e pluralizmin, fitoren e demokracisë kundër mafias, diktaturës, për fitoren e Shqipërisë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

Fitore, fitore, fitore

Login to post comments

Lajmet e fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Politikë

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“

Dr. Alk Shehu sot mori titullin „Kardiolog“, duke perfunduar specializimin 6 vjecar ne “Kardiologji e Mjekesi Interne”!Ne Gjermani mbas nje aktiviteti spitalor, studimi, impenjim e pune.Mbas nje aktiviteti te gjere...

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

Politikë

Makina u afrua në lokal, njëri nga personat zbriti dhe…! Dinamika si ndodhi atentati në “Don Bosko”! Ja itinerari që ndoqën autorët! Shënjestra, banor i zonës

  Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe u plagosu Ronaldo Metushi, ngjarje e ndodhur pasditen...