A po i trembet Rama padurimit të Veliajt për t'i marrë partinë?

Diel, 11 February 2024 20:05

Ditën e sotme Edi Rama mblodhi Asambenë e PS-së ku ka kritikuar vetë, por ka angazhuar edhe ministren e shëndetësisë, Koçiu, për të prezantuar raportin kritik ndaj kryebashkiakut të Tiranës Veliaj.

Albana Koçiu ka qenë e ngarkuara e Ramës me detyrë për të mbikqyrur punën e Veliajt si drejtues i Qarkut të Tiranës. Në raportin e saj Koçiu ka prezantuar një raport mjaft kritik për drejtuesin e qarkut, me specifikisht në dy bashki, atë të Rogozhinës dhe Kavajës. 

 

Të dyja bashki të humbura nga PS-ja, por që Rrogozhina u grabit me rastin e përsëritjes së zgjedhjeve, ku e gjithë Bashkia Tiranë dhe pushteti qëndror u angazhuan për të grabitur me një rezultat më të lartë se herën e parë, kur mbushën kutitë e burgut.

Gjatë kësaj mbledhjet e cila ka zgjatur për më shumë se 5 orë objekt kritikash ka qenë edhe ish-ministrja Olta Xhaçka si dhe deputeti Etjen Xhafaj edhe të tjerë.

Socialistët kanë lëshuar një sërë akuzash ndaj tyre duke thënë se Veliaj & Co zhvillojnë takime si OJQ.

Sipas tyre Veliaj shmang strukturat dhe veprojnë si parti më vetet.

Mbledhja është zhvilluar në masa të rrepta sigurie, Rama ishte kujdesur që t’u bllokonte valët e telefonit asambleistëve për të mos lejuar rrjedhje të informacionit.

Kujtojmë se në datën 16 Mars do të ketë një tjetër mbledhje të Asamblesë së PS-së në Durrës.

Është e disata herë që Rama sulmon Erion Veliajn, i njohur ky i fundit si pretendenti i vetëm për ta pasuar atë në PS.

Me sa duket Veliaj ka shfaqur padurimin për t’i marrë partinë Ramës dhe ky i fundit ka orkestruar sulmet e strukturuara ndaj tij, siç edhe i ka hije kësaj partie që nga kohë e Enver Hoxhës.

Teza e pasuesit të Ramës në PS është një tezë reale por, disa e shohin atë si të parivalizueshëm nga Veliaj, ndërsa disa të tjerë mbrojnë tezën se ky i fundit është fuqizur shumë ekonomikisht dhe i ka dalë Ramës jashtë kontrollit.

Cilado qoftë teza më afër së vërtetës, një gjë është e sigurtë, korentet mafioze brenda rilindjes janë shumë afër shpërthimit. Pushteti i gjatë dhe vjedhja e pashembullt ka rritur orekset e pretendimet e brendshme, gjë të cilën do ta ketë shumë të vështirë ta izolojë edhe një autokrat si Rama që ka asfiksuar debatin e brendshëm në PS që nga 2005 e këtej.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...