Berisha: Duke arrestuar liderin e opozitës me Dumanët e korruptuar, Edi Rama krijoi dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishë

Tuesday, 13 February 2024 22:02

Në fjalën e tij në tubimin qytetar poshtë banesës së tij, kryetari i PD-së Sali Berisha ka akuzuar, se me arrestimin e liderit të opozitës, me Dumanët e korruptuar, Edi Rama krijoi dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: 

 

Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke marrë peng Lul Bravën për të kontrolluar opozitën.

Të mbeti brava në dorë. Sot opozita është mkë e fortë, më e fortë, më e bashkuar se kurrë më parë. 

Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke korruptuar shefin e kundërinteligjencës amerikane, McGonigal. Po ku është ai tani? Në burg dhe po të pret me padurim.

Edi Rama, drejtësia vonon por nuk të harron.

Provove të mbash pushtetin duke vjedhur logon e PD, duke ndaluar nga tmerri emrin e Sali Berishës nga fleta e votimit.

600 mijë shqiptarë të thanë se nuk ke shans të zhdukësh opozitën. Je i pashpresë!

Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke blerë media me paratë e vjedhura të inceneratorëve. Vetë krahu yt i djathtë, zëvëndësi yt të bëri autopsinë dhe dole para shqiptarëve si një kalbësirë që kundërmon anëkënd Shqipërisë.

20 shkurti po vjen, priti, priti shqiptarët!

Edi Rama, provove të pengosh komisionet hetimore parlamentare për vjedhjet tua të shekullit, për udhëtimet e tua mafioze me avion në dispozicion, për pasurimin e paligjshëm të familjarëve të tu, por faktove para botës të gjitha akuzat e opozitës si të vërteta dhe se ke ti ke frikë nga hetimi, njëlloj si djalli nga temjani për shkak të krimeve që ke kryer gjatë kohës në pushtet.

Më 20 shkurt, sovrani do t’i thotë dy fjalë për të gjitha këto që ke bërë.

Edi Rama, provove të mbash pushtetin duke asgjësuar parlamentin e pluralizmit, por të mbeti në dorë parlamenti i krimit.

Provove të mbash pushtetin duke arrestuar politikisht me Dumanët e tu të korruptuar liderin e opozitës, por krijove Rrugën e Shpresës, krijove dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishë.

Kurse ti, u ktheve në genin e babait tënd xhelat që firmoste varjen në litar të poetit Havzi Nela dhe rendite veten me diktatorët e Ugandës, Tunizisë, Teheranit, Bjellorusisë.

Turp i dheut!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...